EmailFacebookKontakt

Risto Plevneshi, sekretar dhe psalt i kishës në Shkodër

1 1 skop Irineun, duke shfletuar gjeta
shkrimin mbi jehonën e vizitës së parë të
tij si dhespot, në qytetin e lindjes, ku
thuhej:
“Tështunën më 12 k.m. (nëntor 1942) vajti
në Shkodër H. e Tij Imzot Irineu. Kish dal
jasht qytetit për ta pritun n ’emër të
komunitetit Orthodhoks një komision në
krye me zëvëndësin e Mitropolitit. Një
tjetër komision në krye me atdhetarin dhe
shkrimtarin e mirënjohur françeskan At
sRISTO PLEVNESHI
SEKRETAR DHE PSALT I KISHES NE SHKODER
Andon Harapi, i uroi H. së Tij mirse-
ardhjen n ’emër të françeskanëve shqip-
tarë, pranë të cilëve H. e Tij mbaroi shko-
llën e mesme. Në oborr të Kishës Ortho-
dhokse, ku qe grumbulluar një shumicë e
madhe besnikëshpa dallim besimi, z.Risto
Plevneshipërshëndeti n ’ emër tëKëshillës
Kishtare H. e Tij, duke shfaqur gëzimin e
madh të popullit, që në personin e H. së
Tij priste birin e vet të dashur. Pas
falenderimeve të Imzotit vazhdoi në Kishë
ceremonia e Mbrëmësores, gjatë së cilës
kryefamulltari i Shkodrës Proto At Jefto,
në emër të besnikëve i uroi H. së Tij
mirseardhjen.
Kush ishte ky, që pati nderin të
përshëndesë ‘Hirësinë në emër të
besimtarëve orthodhoksë të Shkodrës?
“Një besimtar orthodhoks i devotshëm dhe
me emër jo vetëm në Shkodëi; por edhe në
rrethet e orthodhoksisë shqiptare. Një
njeri me kulturë të mirë fetare.”, – të.
përgjigjet Kryedhjakon Sotir Kanxheri.
Risto Naun Plevneshi lindi në Strugë më
5 shkurt 1906. Ka qenë një nga figurat
kryesore orthodhokse të Shkodrës, që ka
dhënë kontribut të çmuar për forcimin e
mbarëvajtjen e komunitetit orthodhoks të
qytetit, i cili kishte rolin e tij në jetën
shoqërore.
Ristoja ka kryer detyrën e sekretar-
llogaritarit të kishës orthodhokse të
Shkodrës, që para lufte e deri në vitin
1967, vit në të cilin u mbyllën kishat nga
sistemi komunist. Me dhimbje të madhe
përjetoi ndalimin e besimit.
Me besimin e madh tek Zoti, ai i kushtoi
të gjitha forcat dhe energjitë e pjesës më
të-madhe të jetës së tij, përsosjes së va-
zhdueshme të organizimit të ceremonive
fetare, rritjes së pjesëmarrjes së besimta-
rëve shkodranë në këto ceremoni, ruajtjes
dhe administrimit të fondeve të kishës.
Për shumë kohë ishte edhe psalti kryesor
i kishës, i cili me zërin e tij të ëmbël dhe
të harmonizuar tërhiqte mjaft besimtarët.
Po kështu, shtëpia e Ristos ishte e hapu
për besimtarët, madje mund të thuash ish^ë
rezidenca, ku qëndronin klerikët e lartë
orthodhoksë kur shkonin në Shkodër.
“Mbaj mend se kur shkonim me
Kryepiskop Paisin, sidomos për jëslën e
kishës së Vrakës, e gjithë jamilja e Ristos
vihej në lëvizje, për të na pritur sa më
mirë, sidomos e shoqja Evangjelia, e cila
e vlerësonte nderin që i bëhej me këtë
rast’\ thekson Kryedhjakon Sotiri.
Vlen të theksojmë se meshimet e para në
Shkodër, pas vitit 1991 ku s’ekzistonte në
këmbë asnjë kishë, u bënë pikërisht në
dhomat e shtëpisë së Plevneshëve, që u
vunë në dispozicion të kishës.
Një familje besimtarësh, që e vazhdon
traditën edhe sot, jo vetëm me të birih
Vasilin, por edhe me të aferm të tjerë, të
cilët ndjekin me respekt Liturgjinë
Hyjnore dhe ecurinë e kishës, duke
ndihmuar në mbarëvajtjen e saj.
Ristoja vdiq në Shkodër më 7 komk 1977.
Materialet e kësaj faqeje u përgatitën nga K. BEDULI