EmailFacebookKontakt

Risi në kopshtin “Protagonistët”

Me çeljen e dyerve për sezonin e ri, kopshti “Protagonistët”, i Kryepiskopatës, solli risi të reja në programin e tij. Më i veçanti ishte programi “After school” – “Pas shkolle”, me veprimtari të shumta, që iu përshtaten më mirë interesave të të vegjëlve dhe prindërve.

Programi i ri zgjat 3 orë në ditë dhe përfshin aktivitete argëtuese, artistike dhe programe mësimore. Gama është gjithëpërfshirëse dhe i ndihmon fëmijët të përdorin dhe kanalizojnë energjinë e tyre në aktivitete produktive.

Këto veprimtari janë shumë frytdhënëse edhe për zhvillimin dhe përmirësimin e aftësive njohëse, krijuese, gjuhësore, mirëqenies fizike, emocionale dhe psikologjike të fëmijëve.

Programi “After school” zhvillohet në të njëjtën godinë, duke sjellë si risi vetëm programin e larmishëm edukativ.

D. T.