Me kontributin e besimtarëve u rregullua muri rrethues në Kishën e Shën Athanasit në Elbasan. Falë ndihmave të besimtarëve u bë e mundur rregullimi i murit që u shemb nga shirat e shumtë. Me bekimin e Hirësi Andonit, nisi ndërtimi i kishës së Shën Llazarit në fshatin Shtërmen. Ndërtimi është ende në proces dhe mbështetja e kontribuesve po mundëson përfundimin e saj.
Gjatë muajit dhjetor, në të gjitha zonat e katekizmit të Mitropolisë së Elbasanit u zhvilluan programe të veçanta përgatitore për Krishtlindje. Fëmijët përgatitën grazhd, kartolina dhe mësuan histori dhe këngë.
Në prag të Krishtlindjes u zhvilluan kolendra në të cilat fëmijët çuan Lajmin e Lindjes së Krishtit në shumë shtëpi, në të cilat u pritën me shumë dashuri e gëzim. Si çdo vit u mblodhën dhe u ndanë pako për njerëzit në nevojë. Ndërsa grupi i fëmijëve të katekizmit në Kishën e Shën Nikollës zhvilloi një program të bukur festiv me rastin e Krishtlindjes.
Pas Liturgjisë Hyjnore kremtuese të Krishtlindjes, më 25 dhjetor 2025, Mitropoliti Andon mikpriti autoritete dhe personalitete të shumta lokale dhe besimtarë në pritjen zyrtare të organizuar në ambientet e kishës së Shën Nikollës në Elbasan.