Ditën e enjte, më 25 maj, u zhvillua takimi i radhës i Lidhjes së Intelektualëve Orthodhoksë, pranë Katedrales “Ngjallja e Krishtit”, në Tiranë.
I ftuar ishte dr. Thoma Shkira, pedagog në Kolegjin Universitar “Logos”, i cili mbajti referatin me temë: “Aspekte të bashkësisë orthodhokse gjatë periudhës së regjimit komunist në Shqipëri”.