2GUSHT1992-2GUSHT1998
RINGRITJE!
KISHA ORTHODHOKSE
AUTOQEFALE E SHQIPERISE
NE
ZHVILLIM TE PANDERPRERE
Shërbejnë 102 klerikë
dhe mbi 300 kisha
•
– Miliona dollarë investime
për projektet sociale në
ndihmë për mëtë
pafavori-zuarit –
“Zoti është me ne!”, “Nuk do të na
braktisë Perëndia”! Këto fjalë –
lajtmotiv të Kryepiskopit Anastas,
përmbledhin në vetvete të gjitha për-
pjekjet dhe bazën e arritjeve në ve-
prën për ringritjen nga gërmadhat të
Kishës Orthodhokse Autoqefale të
Shqipërisë. Por, ato janë edhe një me-
sazh shprese për të gjithë, se do të
kalojnë çoroditja materiale dhe nata
shpirtërore që na mbërthyen.
Në këta 8 vjet Kisha Orthodho
kse e Autoqefale Shqipërisë, jo ve-
tëm u ringrit nga hiri i zjarrit ateist,
me ndihmën e Perëndisë dhe dhu-
ratat bujare të shumë njerëzve, të
njohur e të panjohur, por ajo po
zhvillohet me ritme të shpejta. Duke
hedhur një vështrim nga e kaluara
dhe, duke falenderuar Perëndinë për
Hirin e Tij, mund të bëhet një bilanc
i shkurtër i këtyre arritjeve.
SINODII SHENJTE DHE 102
KLERIKE TE RINJ SHQIPTARE
Në vitin 1991, konstatohej me
dhimbje, se kishin mbetur ende
gjallë vetëm 15 klerikë orthodho-
ksë, të gjithë mbi 70 vjeç. Rinisja
e veprës Liturgjikale të Kishës,
enoritë e ringritura në fshatra e
qytete, puna katekiste etj., kër-
konin njerëz të aftë e të përku-
shtuar. Kështu, Eksarku Patriar-
kal, Imzot Anastasi, e nisi veprën e
tij sa shpirtërore, aq edhe të vështirë,
me hapjen (në një godinë të marrë me
qera), të Slikollës Teologjike Hieratike
të Kishës.
uijon në faqen 2
RINGRITJE
KISHA ORTHODHOKSE AUTOQEFALE E SHQIPERISE NE
ZHVILLIM TE PANDERPRERE
vijon nga faqja 1
Tashmë, nga auditoret e saj kanë
dalë rreth 102 klerikë të rinj shqiptarë
dhe dhjetëra diplomantë të tjerë, që
shërbejnë pranë kishave lokale si më-
sues feje, psaltë etj. Nga gjiri i tyre
kanë dalë edhe murgjit e parë, që do
t’u rijapin jetë manastireve shqiptare
dhe do sigurojnë vazhdimësinë e
Kishës (të gjithë ata që vazhdojnë stu-
dimet në të kanë mbaruar më parë
shkollën e mesme, por nuk mungojnë
edhe metëlartën).
ShkollaTeologjike funksionon sot
në godinën e re, pranë Ma-
nastirit të Shën Vlashit, për
të cilën janë harxhuar mbi
230 milionë lekë të reja (pa
pajisjet). Ajo ka një sipërfa-
qe të ndërtuar rreth 3000
m2, me mjedise moderne
për 80 vetë. Dhe, së shpejti,
një hop i ri cilësor: Shkolla
shndërrohet në Akademi
Teologjike të Kishës sonë
Orthodhokse Autoqefale…
Por, arntja më e madhe,
qe sihariqi i formimit të Si-
nodit të Shenjtë të Kishës
sonë, që ka qenë priori tet’i
gjithë punës së Fortlumtu-
risë së Tij në këto vite.
Prioritet që ndeshi vështi-
rësi të shumta dhe në dukje
të pakapërcyeshme, por që
u kaluan me lutje, durim,
urtësi dhe dialog të pandë-
rprerë. Tani, përkrah Krye-
piskopit Anastas ka edhe tre Epis-
kopë të tjerë…
70KISHATE REJA
Po aq e rëndë paraqitej edhe gjendja
e ndërtesave fetare. Furia ateiste
kishte rrënuar nga themelet qindra
e qindra objekte kulti e godinat
ndihmëse (pa përmendur shpronë-
simin e të gjitha pasurive, që e la
Kishën pa mjete jetese dhe që ende
nuk po gjen një zgjidhje të drejtë).
Duhej friluar gati nga zeroja dhe
në mungesë të plotë të fondeve.
Gadishmërinë e besimtarëve nuk
mund ta mbështeste niveli i tyre
ekonomik, që, si i gjithë popullit, ishte
në kufinjtë e varfërisë ekstreme.
Kështu, u desh të drejtoheshin thirrje
edhe jashtë vendit, duke i bërë apel
besimtarëve. Dhe ndihma nuk mu-
ngoi, kryesisht në formën e dhu-
rimeve individuale për vepra të ve
ganta, duke bërë të mundur ngritjen
e mbi 70 kishave të reja, rikonstru-
ksionin e plotë të 65 të tjerave dhe
riparimet në rreth 150.
Gjithashtu, u ble dhe rikonstru-
ktua e para seli në historinë e Kishës
sonë për Kryepiskopatën e Hirë-
shme, u rindërtuan apo u restauruan
Mitropolitë e Gjirokastrës, Korçës
dhe ajo e Beratit; Manastiret e Shën
Vlashit, Ardenicës, Shën Kozmait në
Kolkondas, të Fjetjes së Hyjlindëses
në Zvërnec, si dhe janë në ndërtim
katedralet e Korçës, Fierit, Sarandës
etj., me shpresën që do të mundësohet
edhe në kryeqytet ngritja e katedrales
orthodhokse (e cila ndodhej aty, ku
sot është hotel Tirana).
Gjithë kjo vepër ndërtuese e
Kishës sonë kontribuon në mënyrë të
Foto nga një mbledhje e klerikëve të Kishës sonë në Manastirin e Shën Vlashit
qënëshme edhe në zhvillimin e
vendit, pa zhurmë, duke ofruar punë
për qindra kuadro e punëtorë dhe,
duke i paguar shtetit kontribute
të rëndësishme si taksa (!).
BOTIMET
Një nga prioritetet ishte dhe ribo-
timi i literatures fetare të domosdo-
shme. Për këtë u ngritën grupe pune,
që realizuan botimin e disa librave në
gjuhën e sotme letrare bazë, si p.sh.
atë të Shërbesave të Shenjta etj., pu-
në që vazhdon e do ecë vazhdimisht
përpara. Gjithashtu, u botua gazeta
e përmuajshme e Kishës “Ngjallja”
dhe para pak kohësh nisi rrugën edhe
revista për fëmijë “Gëzohu”.
Kisha ka shtypshkronjën e saj,që
mbulon nevojat për botime dhe që së
shpejti do funksionojë në mjediset
e reja moderne dhe funksionale që do
t’i krijohen në kompleksin e ri eko
nomik pranë Kombinatit.
MILIONA DOLLARE
VEPER SOCIALE
Për asnjë çast Kisha Orthodhokse
Autoqefale e Shqipërisë, nuk e ka
harruar qëllimin e saj kryesor – të
qenit pranë njerëzve, halleve të tyre,
duke i mbështetur shpirtërisht, por
edhe materialisht. Kështu, p.sh.,
vetëm gjatë vitit 1997, në çastet më
të vështira që kaloi vendi, u shpër-
ndanë rreth 800 tonë ushqime e ma
teriale spitalore, nga veriu në jug, pa
dallim besimi. Gjithashtu, u kontri-
bua ngaKryepiskopi Anastas edhe ne
rikonstruksionin e godinave të shka-
tërruara të U.B. të Kamzës, pajisjen
e godinës së re të Universitetit Έ. Ça-
bej” të Gjirokastrës, në konviktet e fë-
mijëve antikapatë, nëjetimoren e Vlo-
rës etj. Së fundi, janë vënë në lëvizje
projekte, për t’i ardhur në ndihmë re-
fugjatëve të ardhur nga Kosova.
Por, kjo vepër nuk ndalet vetëm
tek ndihmat e emergjencës. Kisha ka
ngritur zyrën e saj të ndihmës sociale,
e cila ka pasur në dispozicion vlera
të konsiderueshme financiare, duke
realizuar projekte të shumta në buj-
qësi, ujësjellës etj., si në Shpat të El-
basanit, në fshatra të Korçës etj. Gji
thashtu, në disa qytete janë hapur
qendra shëndetësore, kujanë vizituar
e ndihmuar falas me vizita të speciali-
zuara dhe me ilaçe mijëra paci-
entë. Në kryeqytet, vetëm gjatë
‘97-s janë vizituar në klinikën
“Shën Lluka” mbi 8000 pacientë
pa dallim besimi. Së shpejti, në
Tiranë do të përurohet edhe Qe
ndra e re Shëndetësore “Ungjillë-
zimi i Hyjlindëses”, për të cilën
janë harxhuar, vetëm për ndërti-
min, rreth 1,5 milionë dollarë, e
pajisur me aparatura moderne.
Në ndihmë të familjeve janë
hapuredhe kopshtefëmijëshnë
Tiranë, Durrës, Kavajë, Lushnjë,
Korçë e shpejt do të hapen të ti-
lla edhe në dioqezat e tjera etj.
Gjithashtu, në Korçë, në mjedi
set e Mitropolisë, është hapur
një mencë, ku dy herë në javë
shtrohet drekë për më të varfrit.
KATEKIZMI DHE SHOQATAT
Vitet e ateizmit lanë pas një bo-
shllëk shpirtëror, i cili duhej mbushur
me fjalën e Perëndisë. Për këtë,prej
vitesh në gjithë vendinjanë organizu-
ar kurse katekizmi, ku bëhef për-
gatitja për pagëzim dhe më tej njohja
me besimin tonë orthodhoks. Këto
kryhen edhe nga grupe të rinjsh,
kryesisht seminaristë, që mbulojnë
ato zona ku nuk ka kisha. Gjithashtu,
pranë Kryepiskopatës funksionon
zyra e katekizmit, që përgatit mate
riale mësimore bashkëkohore. *
Një aktivitet mjaft të gjerë kanë
bërë dhe shoqatat e të rinjve, grave e
intelektualëve orthodhoksë, që vepro-
jnë pranë Kishës, duke kryer vepri-
mtari shpirtërore e ndihmë sociale.
Një risi e viteve të
fundit, nën kujdesin e
drejtpërdrejtë të
Fortlumturisë së Tij
Anastasit, kanë qenë ka-
mpingjet rinore, të zhvillu- I
ara në Manastirin e Shën
Kozmait, Skrofotinë, Shën
Vlash dhe Zvërnec.
E BARABARTE MIDIS TE
BARABARTEVE
Ngritja e Hierarkisë
kishtare dhe gjithë vepra e
Kishës sonë, ka bërë që ajo
të zerë vendin që i takon,
jo vetëm brenda vendit, në
raport me shtetin dhe ko-
munitetet e tjera fetare tra-
dicionale, por edhe pranë
kishave të tjera të botës. Si
e barabartë midis të bara-
bartëve. Kështu, KOASH
është pjesëtare me të drejta
të plota në gjithë veprimtaritë e
Kishave Orthodhokse. Ajo është
antare e Këshillit Botëror të Kishave
dhe Konferencës Evropiane të
Kishave etj., duke kontribuar qenë-
sishtnënxitjenezhvillimitebashkë- j
punimit paqësor e solidaritetit në
Ballkan, Europë dhe më gjerë.