EmailFacebookKontakt

Ringjallje shpirtërore nëpërmjet dhimbjes

RINGJALLJE SHPIRTERORE NEPERMJET DHIMBJES
– Disa meditime rreth librit të Dostojevskit
“Krim e Ndëshkim ” –
Libri i Dostojevskit “Krim e
ndëshkim” u botua në vitin 1866.
Idea kryesore, e cila na jepet në
epilog, bën fjalë për pendimin e
Raskolnikovit. I mbyllur në një
burg të Siberisë, duke vuajtur
dënimin, krimineli Raskolnikov
ndërgjegjësohet për fajin dhe
qan për humbjen. Por, pasi pe-
ndohet, e rigjen veten dhe rili-
ndet në një jetë të re.
Një gjë e ngjashme kishte
ndodhur edhe me vetë shkrim-
tarin, gjatë internimit të tij në
Omsk të Siberisë, ngjarje që
është dhënë nga vetë autori, në
librin autobiografik “Shënime
hga shtëpia e të vdekurve”. Në
çastet që Dostojevski po nisej për
në internim, një grua i dhuroi një
Ungjill, Ungjill që u bë themeli i
jetës së tij të mëtejshme.
Edhe në “Krim e Ndëshkim”
heroi kryesor e merr Ungjillin
nga duart e një gruaje, Sonjës.
Edhe Raskolnikovi i lutet që të
lexojë paravolinë e “Ngjalljes së
Llazarit.” Dhe ajo ia plotëson
dëshirën, duke theksuar në fund
fjalët e Krishtit: “Unë jam
Ngjallja dhe Jeta.” Pra, brenda
Krishtit është vetë Ngjallja,
ishte Ai që ngjalli Llazarin. Po
në këtë mënyrë, duke e pranuar
Krishtin, bëhet edhe Ngjallja e
Raskolnikovit. Për këtë, Dosto­
jevski jo pa qëllim i rikujton le-
xuesit e tij në fundin e librit:
“Raskolnikovi nën jastëk kishte
Ungjillin. Ishte Ungjilli i Sonjës,
nga i cili kishte lexuar paravo-
linë e “Ngjalljes së Llazarit”.
I gjithë libri është historia e
ngjalljes së një shpirti. Raskolni­
kovi, duke vrarë plakën fajde-
xheshë Aliona Ivanovën, vrau në
të vërtetë veten e tij. Këtë e
shpreh edhe në fjalët që i thotë
Sonjës: “Po pse, mos e vrava pla-
karuqen unë? Unë veten time
vrava … E vrava njëherë e për-
gjithmonë…”
Emri Raskolnikov vjen nga
fjala ruse Raskal, që do të thotë
përçarje, skizëm. Për heroin e
Dostojevskit, përçarja ndodhi
brenda vetes së tij, me pasojë që
të shkëputet nga njerëzit e tij më
të dashur, nga nëna dhe motra.
Gjithashtu, edhe nga e gjithë
shoqëria.
Në veprën e tij Dostojevski e
përdor me kuptim të dyfishtë
fjalën krim, që në rusisht (pres-
tuplenije), do të thotë shkelje,
d.m.th. ai që kryen një krim “e
shkel cakun” njerëzor dhe kristi-
an. Prandaj edhe Sonja, kur dë-
gjoi rrëfimin e tmerrshëm të kri-
mit të tij, i tha: “Ngrihu! Shko
që tani, dil e qëndro në udhëkryq,
përkulu e puth tokën, që e profa-
nove dhe e përlyeve asisoj; pas-
taj, përulju botës mbarë, në të
katër anët e saj dhe shqipto me
zë të lartë që ta dëgjojnë të gjithë:
– “Unë e vrava!” Atëherë, Zoti do
»»«
“Kur arriti në mes të sheshit, i erdhi në kokë një
mendim, një shqetësim, një ndijim i vetëm. lu kujtuan
fjalët e Sonjës: “Dil në një udhëkryq, përulju njerëzue,
puthe tokën, se edhe para saj je në mëkat, pastaj thuaj
me zë të plotë: “Jam vrasës!” U drodh, kur iu kujtuan
këto fjalë, dhe aq shumë iu ligështua zemra, aq keq po e
mbyste trishtimi, saqë iu dha me mish e me shpirt këtij
mendimi të ri, siç ujen një krizë. Mjaftoi një shkëndijë,
që t’i ndizej zjarri në gji! Iu zbut dhe iu squll shpirti,
lotët zunë th shkonin çurg.
Ashtu siç ishte, u lëshua në tokë…
Ra në gjunjë në mes të sheshit, u përkul deri në
tokë, e puthi me ngazëllim e përkushtim, ndonëse ishte e
përbaltur. Pastaj u çua dhe përsëri u përkul…
“Jam urasës!”… dhepaparë as majtas e as djathtas
mori rrugën për në zyrat e policisë.
(Fragment nga libri)
të ta dhurojë përsëri jetën!”.
Perëndia do t’i rijepte jetën
kur Raskolnikovi do të paqësohej
me botën, ndaj të cilës kishte
mëkatuar, duke marrë jetë nje-
riu. Dhe jo vetëm me botën, por
edhe me tokën, të cilën e kishte
njollosur, duke derdhur gjak nje-
riu mbi të. Vetëm kështu nisi të
rilindë e të ringjallet në një jetë
të re, ashtu siç ringjallet edhe
kokrra e grurit e rënë në tokë
(Joani 12,24).
Këtë paqtim të njeriut me to-
kën do ta shohim në shumë vepra
të Dostojevskit. Dashuria për
tokën dhe besimi në të janë me
të vërtetë virtyte me një rëndësi
kristiane, sepse Krishtërimi
është feja që thekson trupëzimin.
Dheu, toka është esenca e trupit
të njeriut, që mori Fjala e Perë-
ndisë gjatë mishërimit. “Dhe
Fjala u bë mish” (Joani 1,14).
Për këtë edhe Sonja i thotë
Raskolnikovit: “Puthe tokën që
e njollose”. Siç e shohim, ba-
shkimi me tokën, nga e cila nje-
riu do të mundi të rimarrë jetën,
mbështetet në mësimdhënien e
Shkrimit të Shenjtë dhe në Pa-
raj sën, ku e gjithë krijesa duhet
të vuajë së bashku me njerëzit.
Kjo, si pasojë e mëkatit të trashë-
guar nga protoplastët, por edhe
I nga paraardhësit, të cilët vazh-
dojnë deri më sot me krimet e
tyre të përditshme të njollosin
tokën. Për këtë shkak edhe toka
hakmerret shpeshherë me egër-
sinë e saj, deri tek tërmetet, siç
ndodhi në kryqëzimin e Isuit:
“Atëherë toka u lëkund dhe shkë-
mbinjtë u plasën” (Mattheu
27,51). Kjo ndodhi si pasojë e kri-
mit më të tmerrshëm që bënë
atëherë njerëzit, duke kryqëzuar
Mesian. Prandaj, nuk është as-
pak e çuditshme që heronjtë e
Dostojevskit përpiqen të paqto-
hen me tokën, si për të shpaguar
atë të keqe që i bënë, e për dhi-
mbjen që i shkaktuan. Për këtë
arsye, ata gjunjëzohen, ashtu siç
u gjunjëzua edhe Raskolnikovi.
Pikërisht në këtë tokë ruse, e cila
përfaqëson edhe tokën e gjithë
botës, dhe që simbolizohet nga
Sonja mëkatare, do të gjunjë-
zohet Raskolnikovi, duke marrë
vendimin që të ngrejë kryqin e
tij të martirizimit. Një kryq prej
drii qiparisi, që ia dhuroi vetë
e
Sonja, e cila simbolizonte vendi­
min e tij të dorëzohet në polici, e
të shkojë më pas në Siberi, për
të vuajtur dënimin. Ja si na e
përshkruan autori: “Sonja nxori
e hesljtur kryqet, njërin prej dru
qiparisi e tjetrin prej bakri. Bëri
kryqin, ia bëri edhe atij dhe ja
vari në qafë atë prej dru qiparisi.
Bëj kryqin! Qoftë edhe njëherë,
lutju Zotit! – iu përgjërua me zë
të dridhur ajo”.
Vetë Raskolnikovi këtu kthe-
het në simbolin e një dhimbjeje
të madhe. Nuk ka mënyrë tjetër
shpëtimi, përveçse të ngrejë kry­
qin e tij, të vuajë, duke e shpagu­
ar krimin me dhimbje. Dhe bën
pikërisht atë gjë që i kishte thënë
Sonja, atëherë kur i rrëfeu për
krimin e tij: “Duhet të vuash, që
të shpëtosh!”
Dhe Raskolnikovi doli në she-
shin e Senës: “Ashtu siç ishte u
lëshua në tokë.. .Ra në gjunjë në
mes të sheshit, u përkul deri në
tokë, e puthi me ngazëllim dhe
përkushtim, ndonëse ishte e për-
baltur. Pastaj u çua dhe përsëri
u përkul…”
Por, mrekullia e kthimit të tij
do të ndodhte më pas, kur u dorë-
zua në polici dhe vuajti dënimin
në Siberi. Duke vuajtur dënimin
shpirti i tij do të ringjallej.
Tashmë, duke vuajtur dënimin
në Siberi, ndjehej disi më i çli-
ruar mbas pohimit të krimit dhe
pendimit të thellë të tij. Pikërisht
në këto çaste fillon edhe ngjallja
e tij shpirtërore, duke rilindur në
një jetë të re, e cila filloi në javën
e dytë pas Pashkës. Dhe nuk
ishte vetëm ai që u ringjall.
Bashkë me të u ringjail edhe So­
nja. Ishte ajo, që i kishte dhuruar
Ungjillin dhe që e ndoqi pas edhe
në Siberi.
“Veçse këtu fillon një histori e
re, historia e një njeriu që u për-
tërit shkallë-shkallë dhe u ngjall
në një jetë të re, që kaloi nga një
botë në tjetrën, ku u ndesh me
një realitet të ri, krejt të panjo-
hur me të më parë. Por, kjo do të
përbënte temën e një historic
tjetër, kjo e jona këtu mbyllet.”
Me këfo fjalë e përfundon Dos­
tojevski librin e tij.
(përgatiti: Andrea Llukani)