EmailFacebookKontakt

Ringjallje e traditës orthodhokse në krahinën e Odries

Ringjallje e traditës orthodhokse
në krahinën e O dries
(Kujtime)
Gjirokastër
Krahas traditave të tjera bano-
rët e kësaj krahine përmenden
edhe për traditën fetare ortho-
dhokse. Dhjetëra kisha janë
ndërtuar në shekuj në këtë kra-
hinë, ku bashkëkrahinasit fa-
leshin dhe gjenin qetësinë shpi-
rtërore. Mund të përmendim
kishat: Shën e Premte, Shën Ilia,
Shën Thanasi, Shën e Diela,
Shën Gjergji, Shën Kolli, Shën
Mitri, Shën Triadha, Manastiri
i Tërbuqit dhe në fshatin Labovë
e Madhe Shën Maria, vepër e
bamirësit e besimtarit të mirë-
njohur Vangjel Zhapa.
Banorët e kësaj treve, me
shpirt të madh fetar, kremtonin
me madhështi të Kremtet e Më-
dha dhe në veçanti Pashkët.
Kujtime të bukura kam nga
fshati Labovë e Madhe, ku fes-
tat fetare kremtoheshin gëzu-
eshëm dhe shoqërisht. Po për-
mend Shën Spiridhonin. Në
këtë ditë të madhe, mbas Litur-
gjisë (predikuar nga Papa Leo-
nidha) në kishën e fshatit, bu-
rrat në grupe, duke kënduar
bënin vizita dhe uronin familjet
që kishin emra pjesëtarësh
(vijon në faqen 10)

Ringjallje e traditës orthodhokse në
krahinën e O dries
Spiro. Në ditën e Shën Llazarit
(Një javë para Pashkës) djemtë
e fshatit në grup dhe me veshje
karakteristike shkonin shtëpi
më shtëpi në fshat dhe në fs ha­
trat fqinjë (madje edhe deri në
Himarë, ku priteshin përzemë-
rsisht) duke kënduar këngën:
“Shën Llazari
Kishte dy motra
Të helmuara
Që rrinin tek porta
Prisnin Zotin Krisht
T’u shërojë vëllanë
Po Ai vonoi
Ato zunë e qanë
U erdhi haberi
Zoti Krisht erdhi,
Pse rrini tek porta,
Pse s’vini tek varri
Mbi varr kish një shpellë
Si kishin aden’
“Ngrehu Llazar nga ajo jetë
Zoti me të gjithë mathitenjtë”
Edhe Llazari u ngre
Me savan sikundër qe.”
E na hodhi kryq t’argjend
Kryq t’argjend e të florinjtë
Të falemi natë e ditë,
Zoti Krisht, Zot i vërtetë,
Me perona u mbërtheve
Gjakun në kryq e derdhe
Me gjak tënd se ç’na kungove
Me ajasëm na bekove.”
Gëzimi vazhdonte me shkë-
mbim vizitash nëpër familje,
me dreka dhe darka. Festa va­
zhdonte gjatë gjithë javës deri
në ditën e Shën Thomait.

Krisht, Krisht, Krisht…
(Buçisnin zilet, këmbanat, bo-
ritë dhe gëzimi ishte i madh).
Të zotët e shtëpisë u jepnin ve-
zë dhe i qerasnin sipas traditës.
Gjatë javës së Madhe kisha
ishte mbushur plot e përplot.
Ditën e Pashkës së Madhe vër-
shonin në Kishë të moshuar, të
rritur, të rinj dhe të vegjël për
të dëgjuar Liturgjinë dhe për të
pritur çastin e gëzimit, Ngja-
lljen e Zotit Krisht. Dhe ja
momenti vinte: me vezët e kuqe
uronin njëri – tjetrin “Për shu-
më vjet gëzuar Pashkën e Ma ­
dhe. Krishti u Ngjall!” Pastaj
vazhdonin këngët dhe vallet.
Në sheshin e Kishës vajzatdhe
gratë e fshatit hidhnin vallen e
kënduar:

“As këndoni moj të mjera
Pashkë e Madhe s’vjen
ngahera
Po në mot, mot një herë,
Na zëntë gëzuaro
Dhe duke kënduaro,
Na zëntë mirë e më mirë
Ngado kemi kurbetllinjtë
Në Stamboll e Amerikë.”

“O trandafili me vesë,
Lumthi në për këtë besë
Lumthi ne për Zonë tënë
Që ra e ndriçoi vend,

Ringjallja e kësaj tradite në
fshatrat e “Odries” do të ndi-
hmohet edhe nga restaurimi i
kishave të Labovës e të Tër-
buqit, që po bëhet me porosinë
dhe fondet që dha Fortlumturia
e Tij Kryepiskopi Anastas, gjatë
vizitës në këtë trevë, ku u
takua me nxënës të shkollave
të Tërbuqit e të Labovës, si dhe
me shumë banorë, duke dë-
gjuar shqetësimet dhe gëzimet
e tyre.
Pilo Thanasi, Durrës