Rilindja e kishave në Berat, në një ekspozitë fotografike
Berati përfaqëson një kulturë të lashtë 2400-vjeçare, të një jetese të pandërprerë qytetare. Cilësitë gje- ografike dhe historia e kësaj treve, rilindja e krishterimit në një vend tradicional me besimtarë të për- kushtuar, përcillen edhe përmes imazhit të fiksuar në celuloid në një ekspozitë fotografike.
Për ta bërë të gjallë në kujtesë atmosferën e këtij qyteti, mb resat e një të kaluare me shumë ngjarje historike, fotografi i njohur Dhimi- tër Topi, në bashkëpunim me foto- grafin Eshref Vrioni, hapën në me- sin e muajit janar një ekspozitë fotografike në mjediset e qendrës kulturore “Lindart”, në Tiranë.
“Berati, ura me gjashtë harqe” titullohej kjo ekspozitë, e cila mblo- dhi për dhjetë ditë me radhë be- simtarë dhe artdashës kryeqytetas.
Pikërisht rreth 15 vjet më parë, pas mbylljes së kishave nga regji- mi i kaluar ateist, u hap më 12 dhje- tor 1990 kisha e Shën Spiridhonit në këtë qytet. Këtë moment dhe të tjera imazhe, fotografi beratas Dhi- mitër Topi i fiksoi në aparatin e tij fotografik, për t’i shfaqur pas disa vitesh në një ekspozitë të kësaj natyre.
“Duke pasur hob fotografinë, mendova që këto ngjarje t’i ruaja në celuloid. Hapja e kishës, ka- mbanat e saj të para dhe pastaj fe- stat dhe të kremtet e mëdha, siç ja- në ato të Shën Vasilit të Madh, Uji i Bekuar etj., ishin ngjarje me një histori shumë të veçantë, të cilat qytetarët e Beratit nuk mund t’i ha- rrojnë” – tha për gazetën fotografi Dhimitër Topi.
Fragmente nga shërbesat fetare, pagëzimet, pamje nga kisha të shu- mta të qytetit u sollën në këtë ek- spozitë me një veçori historike, duke ngjallur interes tek vizitorët.
Ndër 60 punimet e ekspozitës u paraqitën edhe pamje nga ura ka- rakteristike e Goricës, një ndërtim i vitit 1780 me harqe prej guri të bardhë. Gjithashtu paraqiteshin edhe pamje të ndryshme nga qyteti, si dhe shtëpitë në një vendosje karakteristike.
Përmes kësaj ekspozite u evi- dentua mesazhi i autorëve, të cilët synuan të zgjonin ndërgjegjen qytetare, që këto vlera shumë të çmu- ara të Beratit të mos humbasin.
Isidor Koti