KRYEPISKOPI ANASTAS NE MITROPOLINE E GJIROKASTRES
Rikthim i shenjtërisë dhe lutjeve
të brezave të tërë
Vizita e fundit në
Mitropolinë e Gjiroka-
strës, e Fortlumturisë së
Tij Kryepiskopit të
Tirnës, Durrësit dhe
gjithë Shqipërisë Prof,
dr. Anastasit, ishte e
mbushur me ngjarje të
vogla, të bukura dhe me
thellësi shpirtërore.
Kryepiskopi vinte
pas një sërë veprim-
tarish, që ishin zhvillu-
ar për nder të Tij në Se-
lanik dhe Llamia, vepri-
mtari, në të cilat Krye-
bariu ynë nuk rreshti së
theksuari, që në perso
nin e Tij nderohet e
gjithë Kisha e martiri-
zuar Orthodhokse Auto-
qefale e Shqipërisë, çdo
orthodhoks i këtij vendi,
që sheh në aktivitetin e
përditshëm të Kishës së
Zotit Krisht, mesazhin e
shpëtimit, të paqes, të
drejtësisë, të dashurisë
për vëllezërit…
Të dielën e parë të
Triodhit, të kësaj pe-
riudhe reflektimi, pen-
dese dhe rinovimi për
besimtarët orthodhoksë,
Ati ynë Shpirtëror zgjo-
dhi të meshojë pikërisht
atje, ku e kishin më shu-
më nevojë këtë mesazh
ngritjeje dhe rinovimi:
tek të krishterët ortho-
dhoksë të qytetit të
Përmetit. Liturgjia Hyj-
nore u krye pikërisht në
Kishën “Fjetja e të Tërë-
shenjtës”, aty ku menta-
liteti antikishtar i atei-
zmit komunist vazhdon
të shfaqë këmbënguljen
e tij për diskriminimin
ndaj orthodhoksëve.
Kërkohet me çdo kusht
të mos u dorëzohet aty-
re ajo që u përket, go-
dina e Kishës, të cilën e
kishin shndërruar në
kinoteatër.
Kryepiskopi, duke
iu drejtuar besimtarëve
theksoi se: Në Përmet
jemi të vonuar 10 vjet.
Ndërsa vëllezërit ortho-
dhoksë në mbarë Shqi-
përinë e kanë mundësi-
në t’u gëzohen kishave
të bukura e madhësh-
tore, në këtë qytet ako-
(vijon në faqen 7)
Rikthim i shenjtërisë dhe lutjeve të brezave të tërë
(Vijon nga faqja 1)
ma ngelet e drejtë e kufi-
zuar që orthodhoksët të
luten atje ku parardhë-
sit e tyre me shumë mund
e sakrifica ndërtuan
shtëpinë e Perëndisë.
Duke folur për këtë
çështje Fortlumturia e
Tij gjeti rastin të rithe-
ksojë, se për Kishën tonë
Orthodhokse ngelet kon-
stante këmbëngulja, se
nuk mund të zgjidhet
me logjikën e kompen-
simeve çështja e prona
ve të komuniteteve fe-
tare. Për besimtarin or-
thodhoks çështja e një
trualli ku ka qenë ndër-
tuar një kishë, dhe aq
më tepër një manastir,
nuk është problem vlefte
ekonomike. Eshtë një di
mension krejt i ndry-
shëm: i rikthimit në
histori, i shenjtërisë së
atyre vendeve, i akumu-
limit të lutjeve të breza
ve të tërë. Prandaj dhe
për ata, çfarëdo ligji që
përgatitet dhe do t’u re-
fuzojë të drejtën e ri
kthimit në vende të she-
njtëruara me rëndësi
historike do t’i gjejë dia-
metralisht përballë.
Për të nënvizuar
pikërisht këtë ide, be-
simtarët përmetarë
kishin mbushur si asnjë-
herë tjetër Kishën e të
Tërëshenjtës Mari dhe
ndonëse kushtet atje
ngelen të vështira për
lutje dhe liturgji, ata
shpresojnë se Perëndia
do të bëjë mrekullinë e
Tij dhe ai vend do të
ribëhet një qendër për
edukimin e rinisë, një
vatër për lutje, për paqe
dhe dashuri. Madje, me
uratat e Kryebariut to-
në, Hiri i Perëndisë, që
aq shumë mrekulli bën
gjatë këtij dhjetëvjeçari
edhe në këtë rast do plo-
tësojë lutjen e përba-
shkët….
Në predikimin e Tij
për Ungjillin e ditës së
Tellonit dhe Fariseut,
Kryepiskopi plot porosi
shpirtërore u kërkoi
orthodhoksëve që të the-
llojnë moralin e tyre të
krishterë, dhe kjo, së
pari, bëhet duke luftuar
egoizmin në çfardo for
me ai përpiqet që të ma
nifestohet.
Koret e Shkollës së
Mesme Kishtare “Kryqi
i Nderuar” dhe ai i vaj-
zave të grupeve të kate-
kizmit të Përmetit dhe
Këlcyrës, ishin nota
shumë emocionuese në
atë atmosferë lutjesh në
tempullin e të Tërë-
shenjtës Mari. Në fund
të Liturgjisë, Krye
piskopi bisedoi me be-
simtarët përmetarë, me
të rinjtë dhe të mo-
shuarit, të cilët patën
rastin ta falënderojnë
për gjithshka bëhet nën
përkujdesjen e Tij, për
përparimin e Kishës dhe
besimit tonë ortho-
dhoks. Kryepiskopi gji-
thashtu dha porositë e
nevojshme për përshta-
tjen e disa mjediseve, në
mënyrë që sa më shpejt
të jetë e mundur të fillojë
atje funksionimi i një
kopshti fëmijësh të
Kishës Orthodhokse atje.
Të nesërmen, Krye
piskopi vizitoi fshatin e
Saraqinishtës, në zonën
e Lunxhërisë, ku pak
ditë më parë, në kishën
e Shën Nikollës, ishin
vjedhur ikonat e vjetra,
vepra të rralla arti. Në
vizitën që pati në atë
kishë, Fortlumturia e Tij
konstatoi vetë faktin, se
një pjesë e ikonave që
ishin grabitur ishin gje-
tur në një përrua në
afërsi të fshatit. Vuri re
gjithashtu se, prapse-
prapë, ato ishin të rrezi-
kuara nga dy faktorë:
nga mënyra se si ruhe-
shin: sepse ngeleshin të
ekspozuara përsëri ndaj
mundësisë së vjedhjes,
përderisa kisha në fjalë
nuk është aspak e sigurt
dhe së dyti, sikundër
shumë ikona të tjera
vazhdojnë të dëmtohen
nga koha dhe kushtet e
vështira të ruajtjes. Për
këto çështje Kryepiskopi
bisedoi me besimtarët e
Saraqinishtës, që u gru-
mbulluan menjëherë sa
u informuan për ardhjen
e Tij. Ata patëm rastin
ta falënderojnë për vep-
rën e rëndësishme të
rikonstruksionit të Ki-
shës së Lindjes së Perën-
dilindëses, në qendër të
fshatit të tyre, e cila
ishte kthyer në furrë
buke gjatë përndjekjes
ateiste.
Më parë, Kryepiskopi
Anastas kishte vizituar
Manastirin e Lindjes së
Perëndilindëses mbi
këtë fshat, një monu
ment historik i besimit
orthodhoks.
Sikundër gjatë gjithë
vizitave të Tij, Krye
piskopi organizoi takim
me klerikët e Mitro-
polisë së Gjirokastrës,
me të cilët diskutoi pro-
bleme të enorive të tyre,
të punës që bëhet në to
për përhapjen e Ungjillit
të së vërtetës, për ne-
vojat dhe çështjet perso
nale që preokupojnë
priftërinjtë dhe familjet
e tyre.
Çështje të mbarë-
vajtjes së shkollës “Kryqi
i Nderuar” bisedoi Krye
piskopi me mësuesit e
shkollës dhe drejtuesit e
saj, ndërsa në bisedë
atërore me nxënësit u
rikujtoi shpresën, të
cilën Kisha ushqen ndër
ta për t’u bërë kuadro të
saj, për të vazhduar me
më shumë vrull rrugën
e ringritjes.
Kryepikopi pati gji
thashtu një takim të
gjatë bashkëpunimi me
kuadro të Mitropolisë që
merren me punën e rini-
së, të administrimit të
pronësive etj. Ku u fol për
ecurinë e punëve dhe për
programimin e vazhdi-
mit të saj gjatë këtij viti.
Para largimit, Krye
piskopi vizitoi gjthashtu
një mjedis të bukur në
Kishën e Shën Pandelei-
monit në Dropull, në të
cilën me shpresë të Perë-
ndisë, gjatë verës do të
përgatitet për funksio-
nim një kamping veror
për rininë.
Korresp. i “Ngjallja”