Rikthehen grabitjet pa emër në Mitropolinë e Gjirokastrës
Grabitje në kishën “Hyrja e së Tërëshenjtës në Tempull”
në Bënjë të Përmetit
Edhe një rast tjetër vandalizmi dhe gra- bitjeje e një numri të konsiderueshëm ikonash të shenjta u shënua këto ditë në dëm të komunitetit orthodhoks. Ngjarja i shtohet një serie të gjatë rastesh përdhosjeje dhe vjedhjesh që i ndodhin Kishës Orthodhokse që nga shtatori i vitit të kaluar.
Konkretisht, duke u gdhirë e shtuna (3 dhjetor 2005), persona të panjohur shqyen derën e Kishës së Shenjtë “Hyrja e së Tërë- shenjtës në Tempull”, në Bënjë të Përmetit. Përveç rrëmujës e dëmeve që shkaktuan në
kishë, personat morën 6 (gjashtë) ikona me vlerë të veçantë shpirtërore, kulturore dhe monumentale.
Vlen të theksojmë se kjo kishë është mre- kullibërëse dhe përbën një vend pelegrinazhi të rëndësishëm për besimtarët orthodhoksë nga mbarë vendi.
Ikonat e shenjta që u rrëmbyen në Bënjë janë të përmasave të mëdha dhe krijime unikale të piktorëve Hionadhite, që krijuan në trevat e Jugut dhe në Greqinë e Veriut. Theksojmë se synimi i grabitësve për ikonat ishte konkret,
mbasi dy ikonat e tjera që janë krijime të kohëve të fundit i lanë në vend.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i besimtarëve orthodhoksë të fshatit dhe i Mitropolisë së Shenjtë të Gjirokastrës. Në komunikatën e saj kërkohet që organet e spe- cializuara të shtetit, jo thjesht të paraqiten në vendin e ngjarjes dhe t’i regjistrojnë ato në listën e gjatë të ndodhive, por më së fundi të gjejnë autorët, t’i dënojnë dhe të kthejne vlerat kulturore të Orthodhoksëve atje ku kanë vendin për adhurim.