EmailFacebookKontakt

Rifilluan mësimet në Shkollën Teologjike – leratike

Po të mbillet me bollëk, me bollëk do të korret
– Por ende nuk jepet truall për ndërtimin e seminarit të ri, ndërsa është në diskutim edhe përdorimi i ndërtesës së marrë me qira. –

Me ceremoninë e ajazmës, të bërë nga Kryepiskopi Anastas, rifilloi mësimet shkolla Teologjike – leratike në Durrës. Megjithëse mes vëshirësive të shumta, Përgatitja e klerikëve të rinj ngelet gjithmonë prioriteti i parë për kishën tonë, sepse ata do të jenë barinjtë që do të drejtojnë grigjën e besimtarëve drejt mijëvjeçarit të tretë nga lindja e Shpëtimtarit, Zotit tonë Iisu Krisht.

Ky vit shkollor nis sërish mes vështirësish. Ende nuk po na jepet trualli për të rindërtuar seminarin e shkatërruar. Madje, edhe për shtëpinë e pushimit të punëtorëve në Durrës, megjithë qiranë astronomike që paguajmë, janë të garantuara vetëm dy muajt e parë të mësimeve. Por, vështirësitë nuk na trembin. Sivjet mësimet janë mbështetur në një program më të pasur mësimor, që synon edhe zgjerimin e horizontit kulturor të seminaristëve. Por, kurse të veçanta do të bëhen edhe për klerikët, që e nisën të parët, 3 vjet të shkuara. Askush s’mund të thotë se di gjithçka dhe është e domosdoshme që niveli i barinjve të Kishës t’i përgjigjet nivelit kulturor të besimtarëve. Për këtë edhe kontrollet e dijeve do të jenë edhe më të rrepta, dhe ndër kriterët e pranimit është që nxnësit të ndërsa në vitin e parë janë pranuar nxënës që kanë mbaruar shkollën e mesme.

U takon, pra, mësuesve të “mbjellin me bollëk” në shpirtrat e tyre në orët e mësimit dhe jashtë tyre. Të mbjellin sa më shumë farë të mirë, fjalë Perëndie. Por, edhe studentët, të rinjtë dhe të vjetrit duhet ta pranojnë me shpirt e zemër të hapur këtë farë që u dërgon Perëndia dhe të përpiqen ta marrin me bollëk.

Korresp. i “Ngjalljes”