EmailFacebookKontakt

Rifillon mësimet Kolegji Orthodhoks

Kolegji teologjik i Kishës Orthodhokse Tewahiedo të Etiopisë rifilloi mësimet në Adis-Abeba më 24 tetor 1994, 20 vjet pasi u mbyll nga diktatori marksist Mengistu Haile Mariam, i cili urdhëroi mbylljen e të gjithë institucioneve teologjike dhe imponoi ndjekjen e mësimeve marksiste-leniniste. Gjatë asaj kohe humbën pa gjurmë shumë udhëheqës kishtarë orthodhoksë dhe protestantë. Në ceremoninë e çeljes merrte pjesë vetë Patriku i Kishës Etiopiane Orthodhokse, Abune Paulos. Kolegjin do ta ndjekin 50 studentë në programin e rregullt dhe 100 të tjerë për diploma.

Vlen të përmendet se Kisha Orthodhokse Etiopiane Tewahiedo është një nga kishat më të lashta kristiane dhe e ka origjinën e vet në konvertimin e një etiopiani në Veprat e Apostujve. Sot kjo kishë numëron mbi 20 milionë besimtarë.