Në ndihmë të historisë të periodikut kishtar
Revista “Zëri i Orthodhoksisë”
Duke hulumtuar për materiale
dhe botime të Kishës Orthodhokse
Autoqefale të Shqipërisë në kohë
të shkuara, nuk na u duk çudi kur
hasëm në revistën “Zëri i
Orthodhoksisë”, botuar më
1924-25 në Korçë, pikërisht në
qendrën shqiptare të kulturës dhe
fesë. Një botim cilësor, serioz e me
përmbajtje interesante. Derimë
tani rezulton se duhet të jetë revista
e parë e Kishës Orthodhokse të
Shqipërisë. Qëllimi i saj për-
shkruhet në kryeartikullin e parë
drejtuar “Këndonjësve”, ku thuhet:
“Kisha e krishterë, që në fillim, shtypit i
dha një rëndësi të madhe, e quajti amvon
të dytë Eshtë mjeti m’i pëlqyer për të
përhapur një doktrinë si dhe organi m’i
voliçëm për të lëftuar gabimet e
ndryshme. Kuptohet lehtësisht pra,
përse kisha e Krishterë nuk vonoi të
ndjejë rëndësinë e tija dhe të përdorë me
vrap fuqinë që ka. Sot do mos gjeni dot
gjëkundi organization kishtar ose grup
fetar, që nuku kanë rivistën ose rivistat e
tyre. Të gjithë pohojnë që amvoni vetëm
s’mjafton për punën e madhe që ka kisha.
Shtypi, kësaj pune ia del fare mirë
mbanë…. Rrojmë në një kohë, spirit e së
cilës nuk duron asnjë idhe të mbetet
apokrife dhe mysterioze. Një fe ose një
sistem filozofik që shfaqen me
pretansione t’i rrëfejnë botës të rea
mënyra rrojtke. janë të detyruara të hapin
thesaret e tyre në syt’ e të gjithëve dhe të
jenë gati të mprojnë vleftën e tyre. Eshtë
e arsyeshme, mendja dhç ndërgjegjia e
njeriut të duan të kandisen që të binden,
se një bindje dhe kandisje e tillë kanë
vleftë të vërtetë. Feja e krishterë, nga që
respekton veten dhe krijonjësin e saj,
s’mund të mos njohë të vërtetat e
mësipërme. Duke patur idhenë që është
e perëndishme, pra dhe llogjike, është
gati f i japë përgjigje cilit do që e pyet”.
“Kisha Orthodhokse e Shqipërisë….
thëritet si nën’ e dashur të marrë në duart
e saj edukasion’ e popullit orthodhoks,
që ta qërojë nga mungesat dhe ligësitë,
që mori në kohën e tiranisë së gjatë”.
Nga sa më sipër, kupton detyrat
e Kishës Orthodhokse për atë ko-
hë, rolin e saj në forcimin e besimit,
në kulturimin e besimtarëve e të
shoqërisë si dhe në përparimin e
vendit. E këto arrihen nëpërmjet
mesazheve që jep revista si për
individin, familjen dhe shoqërinë.
Nga kërkimet rezulton se janë
botuar 3 numra, me numër faqesh
në vazhdim nga një revistë në
tjetrën; gjithsej 70 faqe, me një
format 17.5 x 25 cm. Mirëpo deri
më sot nuk po gjejmë të shkruara
arsyet pse janë botuar vetëm 3
numra, pse u ndërpre botimi i saj!
Nga arsyetimet ndaj revistave të
tjera të mëvonshme të Kishës sonë,
ku del në pah mungesa financiare,
mendojmë se kjo do të ketë qenë
pengesa kryesore për mbylljen e saj.
Përmendim se dhe në biblio-
grafinë që ekziston në Bibliotekën
Kombëtare (hartuar që shumë
kohë më parë), theksohet se
revista është shtypur në tre numra,
kopje të të cilave gjenden në
Bibliotekën Kombëtare Tiranë dhe
në atë të rrethit Korçë.
Po ta shikojmë revistën nga ana
grafike, në kopertinë dallojmë:
Zëri i Orthodhoksisë
Revistë fetare
Botohet me përkujdesjen e
Mitropolitit të Korçës z. Jerotheut;
datën e botimil; 2 citatet: “Ini gati
ngaherë t’i përgjigji duke mprojtur
veten, cilit’do që kërkon ijalë prej juve
për shpresën tuaj” (1. Petr. 3, 15);
“Atje ku është fryma e Zotit, atje është
dhe liria” (II Kor. 3,18); si dhe Direktor
dhe kryeredaktor Pandeli Kotoku.
Në faqen e brendshme ka
shënimin “Botohet përkohësisht dy
herë në muaj”; ndërsa në kopertinën
e fundit:
1. Direktoria e Zërit të Orthodhok-
sisë me kënaqësi të madhe pranon për
të botuar studime theollogjike,
fillosofike, morale dhe historike që
kanë lidhje me theollogjinë dhe me
Kishën Orthodhokse.
2. Dorëshkrimet botohen ose jo,
s’kthehen prapë.
3. Direksia e rivistës merr përsipër
të shkruajë me pak fjalë mi përmbajtjen
e librave që dërgohen.
Zyra e Rivistës në Mitropoli të
Korçës.
Shtypshkronja A.A. Vangjeli –
Korçë; si dhe vlera për pajtime
vjetore.
Duke hedhur një vështrim në
brenditë e tyre, vemë re:
Në Nr. 1, 1 dhjetor 1924, me
20 faqe jepen: “Thërrime ari” – një
tregim i shkurtër plot mendime, i
përkthyer prej “Thesaret e besës”
të Sh. Spurgeonit; ijalë të arta,
historia “Të krishterët e vjetër”,
tregimi “Gëzimi i vërtetë”, ku
cilësohet se ky gëzim gjendet
vetëm tek Perëndia…. lajme nga
kishat e tjera (të Konstandinopolit,
Rusisë, Sërbisë, katolike…).
Në artikullin “Misioni i Kishës
Orthodhokse në Shqipëri” lexon:
“Kur në atdhenë tonë të dashur që
sapo u bë shtet indipendent dhe
suveren, zuri po vëzhgohet një lëvizje
politike dhe arsimore shumë e bukur,
lëvizje e cila na jep shumë shpresa për
mbarëvajtjen e tij, do të qe një shënjë
pazotësie, po të mos rrëfente dhe
Kisha Orthodhokse gjallësinë e saj;
dhe po të mbeteshe prapa në përpje-
kjet që bëhen për të mirën e të gjithë-
ve… do t’i përvishet punës nga e cila
do të dalë si pemë e ëmbël përparimi
dhe lumtëria e shtetit tonë…”.
Po kështu në “Kremtimi i
flamurit më 28 nëntor në Kishën e
Shën Gjergjit dhe fjala e
Mitropolitit” lexon:
“Me madhështi të veçantë u
kremtua edhe simvjet ngritja e Flamurit
Kombëtar… Dhoksologjia u bë në
Kishën e Shën Gjergjit. Në orën e
caktuar të gjthë zyrtarët civile dhe të
ushtërisë erdhë an grup në Kishë, ku
zunë vendet e caktuara për ta.
Studentët e licesë dhe të shkollave të
tjera me z.z. profesorët, mësonjësit
dhe mësuesat në krye qenë rradhitur
që më parë në të dy anët e kishës.
Populli m’anë tjatër, pa numër,
mbushte ane mbanë kishën e madhe
dhe të bukur të qytetit tonë.
Mitropoliti i Korçës, i rrethuar prej tërë
klerit nisi ceremoninë kishtare, e cila
u këndua me madhështi të madhe prej
dy koreve. Pas ceremonisë fetare
Mitropoliti dhe i përnderçmi At Vasil
Marko mbajtnë fjalë mbi ditën e
shënuar. Pe Shën Gjergjit gjindja me
Flamurin Kombëtar dhe bandën e
bashkisë përpara, e cila loste marshe
të bukura, vajtnë në Xhaminë e Madhe
ku u bë dhe atje një ceremoni”.
Nr. 2, 15 dhjetor 1924, me 34
faqe, i referohet festës së
Krishtlindjes dhe jep histori e
tregime për të, si: “Gjendja e botës
para se të vijë Zoti Krisht”; “Lindja
e Zotit Krisht”; profecitë mbi
ardhjen e Zotit, tregimet e Giovani
Papinit “Barinjtë” e “Magët; tre
gimi i Dostojevskit“Krishtlindje”…
Nr. 3, 1 janar 1925, me 16 faqe
i dedikohet festave të fillimit të vitit
me shkrime, si: “Mentime mbi
motn’ e Ri”, “Shën Vasili”, “Thë-
rrime ari” etj. Dhe plotësohet me
lajme “pe Kishat e tjera” (të Antio-
hisë, kishës romane… dhe shkruan
për “dhiagramën e punëve të Sinodhit
të Shenjtë Ekumenik” që ia dërgoi
edhe Mitropolisë sonë bashkë me
letrën ftesë që Mitropoliti të marrë
pjesë në Sinodhin e ardhmë).
Pra, në to trajtohen larmi çësh-
tjesh e temash, në mënyrë të
thjeshtë, të kuptueshme e bindëse.
Në krahasim me shtypin tjetër të
asaj kohe mund të themi se revista
ka qenë nga më cilësoret, jo vetëm
në paraqitje por dhe në përmbajtje.
Pra, vëmë re se me të është
punuar seriozisht, nga njerëz të
përkushtuar e me kulturë të lartë,
që njihnin ejetonin me psikologjinë
e shoqërisë dhe synonin zhvillimin
perspektiv të saj. Natyrisht, në
vlerat e saj reflekton dhe niveli
kulturor i besimtarëve të kësaj
Mitropolie.
E me sa duket, kjo traditë e
Mitropolisë së Korçës po përsë-
ritet dhe në ditët tona me revistën
“Tempulli”, një revistë cilësore, me
fushë veprimi dhe më të gjerë, me
artikuj të shkruar nga intelektualë
të njohur në qytet e më tej, me
objekt zhvillimin kulturor-historik e
shkencor të shoqërisë, duke
pasqyruar edhe kontributin e
njerëzve tanë në këtë ecuri të
kohës së sotme.
Kristofor Beduli