Bullgari
Restaurohet kisha historike
UNESKO-ja, do të financojë restaurimin e kishës së 40 shenjtorëve, në Veliko Tarnovo, kryeqyteti i Perandorisë II bullgare, në veri të vendit. Për këtë do të jepen rreth 300 mijë dollarë.
Kisha, e ndërtuar në vitin 1230, ishte në rrezik nga rrëshqitjet e dheut. Ajo ka pasur shumë rindërtime në shekuj. Është e stilit bizantin dhe përbëhet nga tri nefe, tri apsida dhe një kriptë. Në brendësi të saj, në narteks, ndodhen edhe 9 varre mbretërore. Gjatë 5 shekujve të pushtimit otoman kisha ishte kthyer në xhami.