EmailFacebookKontakt

Restaurohen monumente me vlera të veçanta shpirtërore e kombëtare

Restaurohen monumente me vlera të veçanta shpirtërore e kombëtare
Restaurimi i objekteve fe­
tare Orthodhokse, me vlera të
shquara shpirtërore, historike
e kulturore për gjithë vendin
tonë, ka qenë një përparësi e
Kishës Orthodhokse Autoqefale
të Shqipërisë. Në bashkëpunim
të ngushtë me Institutin e Mo-
numenteve të Kulturës dhe
specialistët e tij, Zyra Teknike
e Kishës ka projektuar e rea-
lizuar restaurimin e plotë apo
të pjesshëm të ndërtimeve me
vlera të rralla, si Manastiri i Ar-
denicës (Lushnje) dhe ai i Shën
Kozmait (Fier), Kisha e Leusës
(Përmet), Kisha e Shën Gjergjit

(Libofshë), Kisha e Kryeengjëj-
ve (Gjirokastër), Kisha e Grabo-
vës, (Gramsh), Kisha e Shën
Spiridhonit (Dhërmi, djegur në
rrethana të pashpjeguara) etj.
Kjo është mundur të reali-
zohet falë interesimit të drejt-
përdrejtë dhe të veçantë të
Kryepiskopit Anastas, i cili ka
siguruar, me anën e miqve të tij
të shumtë nëpër botë, edhe
fondet tepër të mëdha që duhen
për vepra të tilla.
Kohët e fundit janë në
proces restaurimi të plotë edhe
dy kisha të tjera, me vlera të
rralla:

Kisha e të Tërëshenjtës e Vlla-
hogoranxisë (Gjirokastër), shek.
XVI, ka vlera të konsiderue-
shme shpirtërore, arkitektoni-
ke e artistike, që e rendisin si
një ndër monumentet më të rë-
ndësishme të periudhës pasbi-
zantine që ruhen në vendin
tonë. Ajo është e tipit bazilikal,
me kupolë dhe hapësira e bre-
ndëshme është e mbuluar me
një sistem harqesh e qemeresh.
E gjithë brendësia e Kishës
është e veshur me afreske mu-
rale të një cilësie të lartë artisti­
ke, vepër e ikonografit të mirë-
njohur Onufër Qiprioti, që e ka
realizuar në vitin 1662, në bash-
këpunim me një ikonograf tjetër.
Si pasojë e braktisjes dhe e
mungesës së ndërhyrjeve res-

tauruese, ky monument kishte
pësuar të tilla dëmtime, sa rre-
zikohej qëndrueshmëria e go-
dinës në të ardhmen, që do t’i
silite një dëm të pallogaritshëm
fondit të kulturës kombëtare.
Punimet restauruese tani-
më kanë hyrë në fazën vendim-
tare, të riparimit të struktu-
rave konstruktive, që kryhet
paralelisht me konservimin e
muraleve. Për reaiizimin e tyre
janë angazhuar specialistë me
përvojë të gjatë në fushën e re-
staurimit, në bashkëpunim me
Degën e Monumenteve të Bera-
tit. Ato bëhen sipas projektit të
Inxh. Restaurator Burhan Stra-
zimiri, projekt i diskutuar e
aprovuar nga Komisioni Kom-
bëtar i Restaurimit..

Kisha e Shën Mihalit,
Ajo ngrihet në fshatin Bo-
drishtë, në Dropull, në mes të
një oborri që shërben edhe si
varrezë e fshatit. Eshtë ndër-
tim i gjysmës së parë të shek.
XVIII dhe përfaqëson një etapë
të zhvillimit të ndërtimeve
pasbizantine të kultit. Kisha
është e tipit bazilikal, mbuluar
me një sistem të larmishëm ha­
rqesh dhe qemeresh guri. Bre-
ndësia është e veshur me piktu-
rë murale. Bashkë me ndërti-
met e tjera rrotull, ajo formon
një ansambël me vlera të ve­
ganta arkitektonike
Nga braktisja në vite, kisha
e Bodrishtës kishte arritur në
një gjendje tepër të rëndë. Ajo
kishte rrëzime strukturash,
anime dhe çedime të dukshme
kolonash dhe muresh, dëmtime
të pikturës murale etj.
Këto dëmtime, po të mos

ndërhyhej, do çonin pashman-
gshmërisht në shkatërrimin e
plotë të saj, gjë që do ishte një
goditje për përkushtimin e be-
simtarëve, por edhe humbje e
madhe e fondit të kulturës
kombëtare.
Punimet e restaurimit kanë
një karakter kompleks dhe
përmbajnë ndërhyrje që konsi-
derohen nga më të vështirat në
praktikën e restaurimit, siç është
rikthimi në pozicionin fillestar
i strukturave të deformuara,
për të ruajtur në maksimum
autencitetin e monumentit.
Tani, pas disa muaj puni-
mesh intensive, mund të themi
me siguri, se është mënjanuar
rreziku i shkatërrimit të kishës
dhe punimet e mëtejshme që do
të bëhen do t’i rikthejnë vlerat
e vërteta monumentit.
Korresp. i “Ngjalljes”