Na shkruajnë lexuesit
Respektimi i rregullave në Kishë është respekt për Zotin
Sa herë që njeriu shkon në kishë mbushet me frymëzim dhe optimizëm për të ardhmen e jetës së tij, e ndien vehten më afër zotit më afër Jisuit. Duket sikur brenda zemrës së tij trokasin tingujt e melodisë, duke ndërtuar kështu një gëzim në çdo liturgji që meshohet. Edhe në të kaluarën e komunizmit, kur u mbyllën kishat, tek njerëzit mbeti betimi “për Zotin”, pavarësisht se nuk bëheshin ritet fetare. Sado që u munduan të shkulnin zotin Krisht nga zemra dhe ndjenjat e njeriut, nuk ia arritën dot.
Mirëpo, kjo ndërprerje dhe ky largim bëri që edhe ne, që kemi jetuar për një kohë kur feja ende s’ishte ndaluar dhe kemi marrë pjesë atëhere në Liturgji e shërbesa, i kemi harruar rregullat e qëndrimit në kishë. Më të vështirë e kanë të rinjtë që nuk i dinë ose nuk i kanë mësuar nga më të moshuarit rregullin që duhet të mbretërojnë në kishë gjatë Liturgjisë dhe gjithë veprimtarive fetare.
Prandaj, mendoj se do të jetë një ndihmë e madhe shkrimi i disa rregullave – kujtesë, se çfarë duhet të ketë parasysh i krishteri kur vjen në Kishë për t’u falur. Këto të bëhen në formë fletushke ose libër i vogël dhe t’u shpërndahen për t’u njohur e zbatuar.
Niko Zherdhi