EmailFacebookKontakt

Respekt ndaj të gjithëve, por edhe respekt për institucionet dhe pavarësinë e Kishës

Respekt ndaj të gjithëve, por edhe respekt për institucionet
dhe pavarësinë e Kishës

– Ndërhyrje që minon bashkekzistencën paqësore të komuniteteve fetare –

DEKLARATË

Përshëndesim me gëzim e shpresa Marrëveshjen e Asocim- Stabilizimit të nënshkruar në këto ditë, midis Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian dhe përgëzojmë protagonistët e saj.

Por në kundërshtim me këtë zhvillim, javët e fundit po dë- gjohen thirrje ekstremiste e nacionaliste, që përpiqen të cëno- jnë, me akuza të pabaza dhe histori të shtrembëruara, klerikë orthodhoksë dhe në përgjithësi Kishën Orthodhokse e Kryepi- skopin e saj. Duke marrë shkak nga kryerja e Shërbesës së Përshpirtjes prej një prifti orthodhoks të Përmetit gjatë zhva- rrosjes së ushtarëve grekë, disa politikanë kërkuan me ngulm (pa ndonjë logjikë, as më shumë e as më pak)… largimin e Kryepiskopit orthodhoks. Njerëz jokompetentë, të njohur ose të panjohur, që bëjnë pjesë në komunitete të tjera fetare ose në asnjë fe, ngulmojnë të përzihen në çështjet e brendshme të Kishës Orthodhokse, duke pretenduar deri aty, sa të përcaktojnë edhe udhëheqjen e saj. Kjo përzierje në punët e saj të brendshme, minon bashkekzistencën paqësore të komuniteteve fetare, gjë që deri sot, e ka nderuar Shqipërinë në arenën ndërko- mbëtare; dhe ka qenë një pikë e fuqishme mbështetëse për nënshkrimin e Marrëveshjes së Asocim-Stabilizimit.

Besimtarë dhe klerikë, protestojmë në mënyrë të vendosur për zhurmën e padrejtë dhe të sajuar, me të cilën, qarqe të caktu-

ara përpiqen të godasin Orthodhoksinë dhe udhëheqjen e saj. Gjithë këto vite, Kryepiskopi Anastas, pas rindërtimit tërësor të Kishës, ringjalljes së saj, me praninë dhe veprimtarinë e tij, me mesazhet e dashurisë, të shpresës, të ndershmërisë, të pajtimit dhe paqes, me hapjen e vendeve të punës për mijëra njerëz, me aktivitetin e tij ndërfetar, si edhe me programet nismëtare sociale, (në fushat e përkujdesjes, shëndetit, arsimit, zhvillimit të bujqësisë, kulturës etj.), i ka ardhur në ndihmë popullit pa as më të voglin dallim fetar, i ka ofruar shërbime të jashtëzakonshme gjatë këtyre viteve, progresit të shoqërisë shqiptare dhe integrimit të saj në familjen evropiane.

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë vazhdon të rea- lizojë veprën e saj krijuese duke treguar respekt ndaj të gjithëve, por në të njëjtën kohë kërkon nga të gjithë të respektohen institucionet dhe pavarësia e saj, siç sanksionon dhe Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.

Tiranë, 16 qershor 2006

Sinodi i Shenjtë,
Klerikët Orthodhoksë dhe Këshilli Kleriko-laik