EmailFacebookKontakt

Reportazh: “Nazaret” ndihmon në forcimin e vazhdueshëm të autonomisë ekonomike të Kishës

Reportazh

“Nazaret”4
ndihmon

në forcimin e
vazhdueshëm të
autonomisë
ekonomike

të Kishës

Para disa muajsh, në festën e Tre Hierarkëve të Mëdhenj të Kishës sonë, kur u krye shërbesa e parë në Institutin Profesional “Frymë dashurie” në Tiranë, të tërhiqte vëmendjen një ikonostas i ri, i pu- nuar me mjeshtëri e finesë. Pje- sëmarrësit e pëlqyen shumë këtë punim, por gëzoheshin kur mësonin se ai ishte përgatitur nga specia- listët e gdhendjes sëdrurit të kom- pleksit polifunksional “Nazaret”. Në radhën e punimeve ky ikonostas ishte i pari, por kurrsesi i fundit.

Tani mjeshtrit e gdhendjes janë duke punuar ikonostasin e kishës së Shkodrës, me përmasa të më- dha. Edhe ky ikonostas, në veçanti- në e vet, do të shpalosë të vendo- sura njëra pas tjetrës ikonat në pje- sën kryesore të kishës. Në studiot e gdhendjes së drurit realizohen ve- pra origjinale, kryesisht për ikono- staset e kishave. Karakteristikë e tyre është modelimi deri në detaje dhe punimi me gdhendje të thellë. Përdoret cilësia më e mirë e drurit natyror, si edhe në procesin e punës ndiqen metodat më cilësore të gdhendjes. Kjo qendër, ku përgati- ten materialet kishtare, duket se e ka krijuar fizionominë e saj prej vi- tesh. Nuk është thjesht një kom- pleks i pajisur më së miri, me pajisje moderne apo punëtorë të dalluar të fushës artizanale. Mund të konsid- erohet me të drejtë një objekt me perspektivë që do të forcojë auto- nomind ekonomike të Kishës.

Vizitë në mes të verës

Një ditë korriku mbërrijmë në ndë- rtesën buzë rmgës nacionale, që duk- shëm bie në sy. Kompleksi shtrihet në një sipërfaqe rreth 3000 m2, ku është vendosur godina qendrore, ndërsa oborri para saj është lënë i lirë. Aty së shpejti do ndërtohet një kishë për banorët e zonës. Në go- dinën trekatëshe me arkitekturë të

stilit gjirokastrit janë sistemuar punishtja për prodhimin e qirinjve, shtypshkronja, studiot përpunimin e ikonave të reja, për restaurimin e konservimin e objekteve të vjetra, për zhvillimin e artit kishtar me mo- zaik dhe dru të gdhendur, zdruk- thëtaria, magazina qendrore e Ki- shës, si dhe apartamenti i mikpri- tjes. Objekti është ndërtuar me fo- ndet e konsiderueshme të mbledhura nga Kryepiskopi Anastas.

Pak histori

Përgjegjësi i këtij kompleksi, z. Kristofor Beduli, na pret në hyr- je. Ai na shpjegon që në fillim, se ngritja e tij ka për qëllim që të ndih- mojë ringjalljen dhe funksionimin normal të Kishës dhe institucioneve social-kulturore të saj: të realizojë detyra dhe prodhime, jo vetëm për të zgjidhur nevojat imediate, por që të çojnë dhe në forcimin e vazhdu- eshëm të autonomisë ekonomike të Kishës, pra të Autoqefalisë së saj. Historia ka pjesën e vet në përshkrim, ndaj z. Beduli, na tregon se ndërtimi i kompleksit është në një truall të blerë nga Kisha dhe me projekte të Zyrës Teknike të saj. Puna për ndërtimin e tij filloi në shkurt 1998 dhe përfundoi në dhjetor 1999. Gjatë viteve shkollore 2000-2004, studiot e ikonografisë dhe restauri- mit ishin edhe studio shkollore për degët përkatëse të Institutit të For- mimit Profesional “Frymë Dashurie”. Nën kujdesin e Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit Anastas, kushtet pro- fesionale të punës përmirësohen vazhdimisht, madje me teknologji e pajisje, si për shembull shtypshkro

nja e re që pritet të vijë shumë shpejt.

Për të zbuluar detajet…

Vazhdojmë vizitën në sektorët prodhues të kompleksit “Nazaret”. Gjendemi në shtypshkronjë, ku shtypen gazeta “Ngjallja”, revistat “Gëzohu!” dhe “Kambanat”, libra dhe fletëpalosje për njohjen e kul- turës fetaro-enciklopedike, doku- mente dhe regjistra të administrates së institucioneve të Kishës so- në. Një përshëndetje me punonjë- sit Todin, Bledin, Florikën, Naumin dhe Morenën nuk të kërkon shumë kohë.

Mjaft interesante ishte puna në studion e restaurim-konservimit, ku punohet me objekte të vjetra, nga të traditës, që i kanë shpëtuar rrë- nimit të 1967-ës dhe që janë pronë të Kishës sonë, si: ikona, afreske, epitafë, ikonostase etj. Materialet që përdoren për ndërhyrjet e ndry- shme janë tradicionale, ndërsa më- nyra e veprimit është me teknologji bashkëkohore. Pas ndërhyrjes objektet kthehen në funksion ose përgatiten për ekspozime të ndry- shme. Pikërisht në sektorët e artit janë punësuar disa nga studentët më të mirë të çdo viti, që kanë mba- ruar degët përkatëse në Institutin e Formimit Profesional “Frymë Dashurie”.

Në studion e ikonave dhe të afreskut, punonjësit përballojnë me një preokupim dhe ndjeshmëri të veçantë kompletimin e kishave të reja dhe të institucioneve sociale, që ndërton Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi Anastas anë e mbanë ve-

ndit. Ikonat punohen me teknikën e bojërave të dheut me vezë dhe me fletë ari 24 karat. Karakteri- stikë e “linjës” së ikonave është teknika e bërjes së dritëhijes me anë të vijave njëngjyrëshe, diçka kjo që plotëson të renë që sjell piktura e kohës në ikonografinë bizantine. Me të njëjtin preokupim dhe ndje- shmëri janë realizuar edhe veprat ikonografike në studion e mozai- këve ku përdoren mozaikë prej guri natyror, nga më të mirët, të sjellë nga vende të ndryshme të botës si dhe prej gurësh venecianë.

Punishtja e qirinjve prodhon të gjitha llojet e qirinjve që përdoren në kishë, si dhe një shumëlloj- shmëri produktesh të zbukuruara prej qiriri (shporta, kurora, kryqe, qirinj me omamente etj.), traditë kjo e jona për periudhën e Pashkës. Sipas Kristoforit, në vitprodhohet e gjithë sasia e nevojshme për në kisha.

Në zdrukthëtari prodhohen paji- me e orendi për kishat, si: kryqe, psaltirë, prosqinitarë etj., si dhe realizohen punët përgatitore të vepra- ve me gdhendje, si: ikonostasë, analogje etj., ndërkohë që kryhen edhe punime mirëmbajtjeje në insti- tucionet pranë Kishës.

Gjatë bisedës me “udhërrëfy- esin” tonë, z. Kristofor Beduli, më- suam se ikonografët shqiptarë që kanë bashkëpunuar me kompleksin e punishteve “Nazaret” kanë fituar disa çmime në ekspozita ndërko- mbëtare.

Isidor Koti