Me bekimin e Kryepiskopit Anastas, Radio “Ngjallja” zgjeroi në muajin korrik hartën e zonave ku ajo mund të dëgjohet. Tani ajo mund të ndiqet edhe në qytetin e Pogradecit, në Përrenjas, përgjatë luginës së Shkumbinit dhe në zonat përreth.
Tashmë besimtarët e krishterë orthodhoksë, por dhe çdo dashamirës që banon apo kalon në këto zona, mund të bëhet dëgjues i Radios “Ngjallja” dhe programeve të saj të përditshme në frekuencën fm 90.6 mhz.
Ky është investimi i dytë për qarkun e Korçës sipas licencës së AMA-s. Financimi për instalimin e sistemit transmetues në Çervenakë u krye nga OCMC, SHBA, me kujdesin e drejtorit te saj, atë Martin Ritsi. Vlera e investimit është 10.000 USD. Punimet, instalimi dhe mirëmbajtja e sistemit u kryen nga TBS96 dhe që nga 12 korriku sinjali i Radios “Ngjallja” shpërndahet edhe në zonën më të re të transmetimit.
Radio “Ngjallja” transmeton 24 orë drejtpërdrejt në valët 88.5 MHz në Tiranë, 88.7 MHz në Korçë, 88.5 MHz në Durrës, 93.4 MHz në Elbasan dhe 98.7 MHz në Fier.
Falë investimeve, Radio “Ngjallja” ka shtrirë sinjalin në pjesën më të madhe të vendit. Ajo përfshin të gjitha moshat me emisione fetare dhe sociale, ku trajtohen tema të aktualitetit. Radio “Ngjallja” përcjell mesazhet kishtare dhe gjendet pranë besimtarëve me emisione të ndryshme, ku nuk mungojnë edhe transmetime të Liturgjive Hyjnore dhe shërbesave nga Katedralja ‘Ngjallja e Krishtit’ në Tiranë dhe kisha të tjera në zona të ndryshme