EmailFacebookKontakt

Qofshin të paharruar!

Qofshin të paharruar!
Më 30 tetor ndërroi jetë z. Koço Feshti, besimtar mjaft
i njohur ndër orthodhoksët e vendit. Që në rininë e tij ka
shërbyer në kishë duke qenë mjaft aktiv për zgjidhje
problemesh dhe rregull në të; shembull në propagandimin
me Athina Angjellopullun e sidomos me Theofan Popën
dhe mësoi shumë prej tyre. Ndërkohë me punën e tij si
berber njohu shumë njerëz dhe tek të gjithë fitoi respektin
e një besimtari të devotshëm.
e besimit në popull.
I lindur në Peshtan më 1916,
“gjyshja” Panajo dhe mëma Stefani,
u ushqye që në vogëli vazhdimisht
“me frikë Perëndie”. Panajua, sipas
shënimeve të tij, “e njihte mirë
Dhiatën e Re dhe e shpjegonte sikur
të kish bërë shkollë” e ndërkohë i
zbatonte me rigorozitet mësimet e
fesë duke mos e larguar asnjëherë
nga mendja Kishën. Djalin e merrte
nga pas kudo dhe kështu ai kishte
gjithnjë para vetes shembullin e
njeriut të mirë, nxënës të Jisu Krishtit.
“Në moshën 10 vjeç më shpuri në
kishë, që t’i shërbeja priftit gjatë
liturgjisë”. Ikonom Aleksi, “një prift
i urtë e me përvojë”, i cili shërbente
në të katër kishat e fshatit, duke parë
besimin e madh te Perëndia dhe
i rritur jetim nga
Më 1954 u vendos përfundimisht me familje në
Tiranë. Edhe këtu ndoqi ritet e ofroi shërbime, deri në

pastërtinë e Koços e ushqeu edhe më tej me moral dhe
frymë të krishterë. Vajtja në kishë dhe ndjekja e
shërbesave u bë pjesë e jetës së tij. 15 vjeç largohet nga
fshati e vendoset për punë në Përmet, Këlcyrë, Tiranë e
më 1941 u stabilizua me familje në Vlorë, pasi qe martuar
më 1938.
Ushqimin e tij shpirtëror nuk e harroi për asnjë
moment; vazhdonte ta merrte në kishat përkatëse të
j vendbanimeve dhe së fundi në Kishën Katedrale të Shën
– Vlashit të Vlorës. “Duke parë sjelljet e mia kristiane, me
besim dhe me moral, në Vlorë më propozojnë për
; epitrop”. Dhe që nga kjo zgjedhje, ai u bë dhe “efektiv”
ί i Kishës; shërbeu me pastërti dhe këmbënguli për rregull
I e administrim të mirë në të.
Në Vlorë u njoh me Petro Xhuvelin dhe Niko Cicon,
I njerëz me kulturë fetare dhe i pati mësues të shkëlqyer
I të fesë, u njoh me atë Jorgji Dashin, atë Lekon dhe atë
I Kozma Oirjon dhe i pati etër shpirtërorë, krijoi shoqëri
fund të jetës së tij, në të dy kishat: të Ungjillëzimit dhe
të Shën Prokopit.
Në të diela dhe të kremte, bashkë me familjen dhe
shoqërinë, ndiqte liturgjinë jo vetëm në Tiranë, por kudo
ku festohej dhe kish mundësinë të vente; natyrisht më
shpesh në manastiret e Shën Vlashit e të Shën Jonit.
Aty takonte edhe besimtarët e tjerë, të devotshëm si ai.
I zbatonte me rigorozitet misteret e duhet thënë se me
kohë Efqelinë nuk e linte pa zbatuar në çdo rast.
Këtë mënyrë ai e edukoi jo vetëm në familje dhe me
të afërmit, por edhe me të tjerë që ishin të shumtë;
ndihmoi shumë njerëz në hallet e tyre, madje me she­
mbullin, urtësinë e tij dhe punën bindëse i bënte ata që
të ndiqnin më me besim rrugën e Zotit. Ashtu siç i donte
njerëzit edhe ata e donin.
Kishte rreth të gjerë, por dhe të veçantë. Tek këta të
fundit ishin ata, që në jetën e tyre kishin bazë mësimet
(vijon në faqen 11)

(vijon ngafaqja 9)
e Orthodhoksisë. Më lart veçuam disa, por …edhe
motrat Cico në Korçë; Vangjel Plepin në Durrës; atë
Dhanilin dhe Papa Markon, dhjak Spiro Findikun,
Dhimitër Bedulin, Dhimitër Sinjarin, Elpiza Xhimitikun
dhe Eleni Kallojeropullun në Tiranë e të tjerë.
Dhe të tërë këta formonin një grup solid në mbësh-
tetje për forcimin e orthodhoksisë, pavarësisht
kushteve të krijuara. Edhe kur u ndalua feja dhe u
mbyllën kishat më 1967, e vazhduan besën megjithë
periudhën e përndjekjes; nuk rreshtën kurrë së zbatuari
ritet, madje me shumë kujdes dhe me më shumë etje,
nuk rreshtën së mbajturi gjallë frymën e orthodhoksisë,
gjithnjë me besimin se Perëndia do të fltojë edhe këtë
betejë me ateistët. Dhe vërtet dita erdhi, ashtu siç e
mendonin ata: kishat u hapën, besimi u la i lirë.
Pavarësisht se shumë nga këta nuk arritën ta
përjetojnë këtë gëzim dhe ndoshta ikën me peng në
zemër, por.. .disa ia arritën, ndërmjet tyre edhe Koçoja,
i cili u dha me shpirt për ringjalljen e Kishës. Ardhjen
e Kryepiskopit Anastas, që në fillim e kuptoi si Shpë-

Qofshin të paharruar!
timin e besës sonë, prandaj në periudhën e fillimit nuk
। rreshti së vajturi në Korçë, Durrës e Vlorë për të ndihmuar
। përkëtëringjallje.
Që nga ’91 e deri pak kohë më parë binte në sy në
: radhët e para të kishës së Ungjillëzimit në Tiranë, ku
gjithnjë këndonte meshën me zë të ulët, i përqendruar
në veten e tij; e shihj e “të gjallë” në fund të meshës kur
I rreth tij në kishë mblidheshin mjaft njerëz e kuvendonte
i me ta. Për sa më sipër, përmend se humbja e tij bëri që
I të mund të themi se ishte i fundit i këtij grupi besimtarësh
Ϊ të devotshëm e me shpirt të pastër, që na mësuan ne,
| femijëve të tyre dhe të tjerëve doktrinën e bukur të
| krishterë.
Pra orthodhoksia vazhdon. Kryepiskopi ynë i nderuar
। Anastas e gjeti atë brenda nesh dhe e ringjalli. “Ajo
– s’mposhtet asnjëherë”, theksonin me besim ata. Po
। kështu dhe fëmijët e Koços e nipërit e mbesat e tij. Ata
; pavarësisht se me dhimbje përcollën babanë e tyre,
; kënduan në kishë për të dhe miqtë e tij: “I përjetshëm
1 qoftë kujtimi i tyre”.
Kristofor Beduli