Nga shenjtorët e muajit
Qiijaqia (Shën E Diela), Martire e Madhe (7 korrik)
U ushtrua në kohën e Perandor Dioklecianit (v.
284-305). Dorotheu dhe Eusebia, të pasur dhe të
pëlqyer nga Perëndia, por pa femijë, luteshin që të
bëheshin me femijë. Dhe kështu lindën vajzë ditën
e diel, ndaj dhe e pagëzuan me emrin “E DieP\
Duke u rritur, ajo pati shumë kërkesa për nuse nga
arkondët, për hir të bukurisë së saj shpirtërore dhe
trupore. Por, duke dëshiruar dhëndrin e shpirtrave
Jisuin, nuk i pranonte propozimet për martesë.
Kështu, një idhujtar, që e kërkonte për nuse për të
birin, u zemërua dhe e denoncoi pranë Dioklecianit,
i cili hetoi prindërit dhe të bijën. I ati u rrah pa
mëshirë. Më pas, së bashku me të emën i dërguan
tek arkondi brutal i qytetit armen Meliten, se mos
ndofta i kthente në paganë. Por nuk ia arriti dot, dhe
u preu kokën. Qirjaqinë, Diokleciani ia dërgoi
bashkëperandorit Maksimian (v. 286-305), i cili në
atë kohë ndodhej në Nikomedia të Propontidës, në
Vithani të Azisë së Vogël. (Nikomedia në vitin 293
u bë kryeqytet i Dioklecianit). Meqënëse nuk e
gënjeu me lajka, urdhëroi dhe e shtrinë me këmbë e I
duar dhe e fshikulluan me orë të tëra. Ndërsa
torturuesit u lodhën, virgjëresha e fuqizuar nga Hiri
hyjnor dukej e gëzuar. Maksimiani i qortoi, duke
kujtuar se nuk e godisnin fort, nga që u vinte keq për
bukurinë e saj. Më pas e dërgoi tek komandanti
gjakatar të Vithinisë, i cili urdhëroi dhe e varën prej
flokësh për orë tëtëra ku e digjnin me llambadha.
Në burg iu shfaq Zoti, e inkurajoi dhe e shëroi, saqë
komandanti u mahnit. Ajo pranoi të shkonin në
tempullin e hyjnive, siç i kërkoi ai, por në vend që të
bënte fli, ajo iu lut Krishtit. Kështu u bë tërmet dhe
u rrëzuan idhujt duke u thyer copa-copa, dhe një erë
e fortë i shpërndau, ndërsa një rrufe goditi për vdekje
tiranin. Predikoi lirisht, derisa pasardhësi i tij e
arrestoi. E hodhi në zjarr, por zjarri u shua nga një
shi i papritur. E hodhën tek luanët, por ata u sollën
me të si kafshët e buta shtëpiake. Atëhere shumë
njerëz besuan dhe prandaj i vranë. Në fund, kur do
t’i prisnin kokën, ajo iu lut xhelatëve dhe ata e lejuan
që të lutej. Atëhere u shfaqën engjëjt dhe morën
shpirtin e saj.