Fronëzohet Kryepiskopi i ri, Krisostomi II
Pas zgjedhjes si Kryepiskopi i ri i Qipros, Fortlumturia e Tij Krisostomi II u fronëzua në Katedralen e Shën Joanit, në Nikosia, të dielën 12 nëntor. Ai zëvendësoi paraardhësin e tij, Krisostomin I, që u largua për arsye të rënda shëndetësore.
Besohet se Kisha e Qipros u themelua në shek I, nga Shën Varnava dhe është e vetadministruar që nga Sinodi III Ekumenik, Efes 431.