EmailFacebookKontakt

Qeparo – Kisha e restauruar e Manastirit të Shën Dhimitrit

Qeparo – Kisha e restauruar e Manastirit të Shën Dhimitrit
Manastiri i Shën Dhimitrit
ndodhet në qendër të fshatit
Qeparo dhe zë një pamje maft
dominuese, Kasha e këtij Ma­
nastiri është ndërtuar rreth vi-
tit 1760 dhe është konsideruar
Monument Kulture dhe si e
tillë ka ruajtur deri më sot një
formë të mirë. Konakët e këtij
Manastiri u shfrytëzuan gjatë
regjimit komunist si zyra të
kooperativës.
Mbas aprovimit nga Instituti i
Monumenteve të Kulturës, të
projektit të hartuar nga Zyra e
Shërbimit Teknik të Kishës, filloi
faza e parë, që kishte si qëllim ri-
konstruksionin total të konakë-
ve të Manastirit, duke i përshta-
tatur në mjedise pritjeje; u ndër-
tua menca dhe kuzhina, kaldaja,
u bënë instalimet elektrike dhe
termike etj. Punimet përfunduan
në dhjetor 1998.
Meqenëse në Qeparo fushë
nuk ekzistonte asnjë kishë
tjetër, u bë një studim për resta-
urimin dhe për një shtesë të re
në kishën e Shën Dhimitrit.
Faza e dytë e punimeve kon-
sistoi në:
Përfundimin e restaurimit
të çatisë së kishës, zhveshjen e
mureve nga suvatimet e de-
graduara, si dhe rifugatimi-n e
tyre, vendosjen e tiranteve me­
talike horizontale dhe unazore,
vendosjen e dyerve e dritareve.
Përfundimin e punimeve të
shtesës së re të kësaj kishe, e
cila konsiston në ndërtimin e
harkadave prej guri dhe mby-
lljen e tyre me dritare druri, si
dhe ndërtimi i një portiku të ri.
Gjithashtu, u bë përfundimi
i punimeve për sistemimin e
mjediseve të jashtme të mana­
stirit, ndërtimin e atyre ndi-
hmëse, fillimin e ndërtimit të
murit rrethues të truallit të
kishës në fushë, si dhe ndri-
çimin e jashtëm.