“Do t’ju tregoj shkakun, vëllezërit e mi, se nga u nxita. Duke u nisur nga atdheu im para dyzet vjetësh shkela shumë vende, kështjella, qytete e fshatra, madje deri në Konstandinopojë dhe më tepër ndenja në Malin e Shenjtë, 17 vjet, dhe qaja për mëkatet e mia. Bashkë me dhu- ntitë e pafundme që më dhuroi Zoti im, më de- njësoi të mësoj shkronja. U bëra edhe kallogjer.
Duke studiuar Ungjillin e shenjtë gjeta brenda tij shumë kuptime të ndryshme, të cilat janë mar- garitarë, diamante, thesare, pasuri, gëzim, ngazë- llim, jetë e përjetshme. Bashkë me të tjerat gjeta edhe këto fjalë, ku Krishti ynë thotë, se nuk du- het që cilido i krishterë, burrë ose grua, të kujde- set vetëm për veten e tij si do të shpëtojë, por
të kujdeset edhe për vëllezërit e tij, që të mos mundohen në ferr. Duke dëgjuar edhe unë, vë- llezërit e mi, fjalën e ëmbël që na thotë Krishti ynë, “të kujdesemi edhe për vëllezërit tanë”, më bluante në zemër për aq vite, si mola që ha drurin, ç’të bëja edhe unë duke medituar në pa- diturinë time. U këshillova me etërit e mi shpir- tërorë, kryepriftërinj, patriarkë; u shfaqa mendi- min tim, nëse do të ishte e pëlqyeshme për Perë- ndinë të kryej një vepër të tillë, edhe të gjithë më nxitën ta bëj, dhe më thanë se një vepër e tillë ështëemirëdhe e shenjtë. …Lashë kujdesinpër veten dhe dola për të shkuar nga vendi në vend, që të predikoj dhe mësoj vëllezërit e mi”.
Shën Kozmai