Gratë e grupit “Përhapja e Dashurisë” po vazhdojnë vizitat në burgun 325 të Tiranës. Ato kanë 5 vjet që merren me një veprimtari të tillë. Aktiviteti zhvillohet si në repartin e grave dhe në atë të burrave nën drejtimin e një prifti. Në repartin e grave temën e parë e zhvilloi misionarja Maria Linderman, për të cilën ky është viti i dytë që përpiqet t’i lehtësojë atyre gjendjen në burg.
Këtë vit edhe motër Theologjia, nisi disa tema dhe biseda të lira me gratë. Për atë ishte hera e parë që shkonte në një burg dhe kish shumë emocione. Por ajo u prit shumë ngrohtë nga gratë, u ul me to dhe filluan të diskutonin për probleme të ndryshme. Ato bënin shumë pyetje rreth faljes. A do faleshin nga Perëndia, nga njerëzit, a do mund të bënin një jetë normale kur të dilnin pasi aty ndiheshin shumë të braktisura nga familja e shoqëria? Shpeshherë i shikojmë të mbushin sytë me lot se kanë mall për fëmijët e tyre. Disa prej tyre janë penduar dhe pyesin si të ecin në këtë rrugë të re. Madje dy prej tyre u pagëzuan dhe shoqet e tjera shikojnë si ato kanë ndryshuar, kërkojnë edhe ato të mësojnë si të kthehen në rrugë të drejtë. Kur pyetëm Fotininë, një nga gratë që u pagëzua, si e ndiente veten tani, ajo me një qetësi tha: “Perëndia ka bërë mrekulli tek unë, se tani jam shumë e qetë dhe nuk më mbysin më ankthet kur dua të fle”.
Përveç kontributit shpirtëror ato i ndihmojnë edhe nga ana sociale
Joana Moçka