“Që një i ri të jetojë si i krishterë, kjo do
të thotë të shkojë kundër rrymës”
Presidenti i Departamentit të Marrëdhënieve Kishtare me Jashtë i Patriarkanës së Moskës, Ilarion Alfejev, në fjalimin e tij me temë “I riu bashkëkohor në Kishë. Pozicioni i tij, rrugët dhe mundësitë”, midis të tjerave tha:
“Rinia është bërthama kryesore që ndërmerr risk në mes të besimtarëve të tjerë të një enorie, sepse ndërgjegjja dhe koncepti i përgjith- shëm për botën i një të riu, gjendet në fazën e formimit. Me kalimin e moshës aksi i brendshëm bëhet më i fortë, ndërsa sa më i ri të jetë njeriu, aq më shumë vend ka në shpirtin e tij për ndikimet shpirtërore të jasht- me… Në epokën sovjetike, u krijua një stereotip sipas të cilit Kisha është kryesisht për njerëzit që ndodhen në një moshë të pjekur dhe veçanërisht për të moshuarit, por në të vërtetë nuk është kështu. Nuk duhet të na ngushëllojë mendimi se Perëndia do të sjellë të gjithë njerëzit në Kishë, pa u përpjekur ne më parë. Ai do që ne të jemi bashkëpunëtorë të Tij dhe kjo do të thotë, se të gjithë ne, bashkë me të rinjtë duhet të bëhemi apos- tuj të Krishtit në botë… Një ri i krishterë që jeton në kushtet e stome, ndodhet vazhdimisht në gjendjen e një dyzimi. Nga njëra anë është njeri i Kishës dhe jeta e tij duhet të jetë e rreptë e duhet të jetë sipas dok- trinës morale të krishterë. Nga ana tjetër, i tërë ambienti i kërkon të ndër- marrë një rrugë krejtësisht të kundërt dhe i parashtron vlera krejtësisht të kundërta. Si vlera më e madhe në jetën e një të riu paraqitet e ashtu- quajtura marrëdhënie e lirë midis dy gjinive. Marrëdhënia midis burrit dhe gruas shqyrtohet kryesisht në prizmin e kënaqësisë, komoditetit, falë të cilit shkelen lehtësisht rregullat morale mbi të cilat është mbështetur për shekuj të tërë kuptimi i familjes dhe i moralit familjar. Në rast se të rinjtë ndjekin me rreptësi rrugën e Kishës në lidhje me këtë fenomen dhe nuk kanë marrëdhënie para se të martohen, kjo do të përbëjë një themel të fortë për ndërtimin e një familjeje sa më të plotë… Shoqëria e sotme përballet me krizën e familjes. Problemet në fushën demografike, janë pasojat e krizës themelore që ra mbi njerëzimin, të krizës familjare. Prandaj dhe vihen re fenomenet e divorcit, familjet e mangëta, familjet pa fëmijë, plagë që shkaktohen për shkak të aborteve të mëparshme etj. Në rast se do të ruhej mënyra e jetesës sipas asaj që thotë Kisha, nuk do të kishin ekzistuar këto fenomene, do të kishim familje të shëndetshme me shumë fëmijë dhe martesa të qëndrueshme…
Rrugëtimi i njeriut përcaktohet nga vitet e rinisë dhe Kisha ftohet të kontribuojë në këtë, nëpërmjet enorisë, e cila duhet të jetë jo vetëm vendi ku kryhen shërbesa, por edhe vendi i komunikimit midis besimtarëve… Është shumë e rëndësishme që enoritë të bëhen qendra ku të rinjtë të kenë mundësi të gjejnë rrugën drejt Perëndisë dhe drejt njëri-tjetrit…”.
Përgatiti dhe përktheu Dhjak. A. Bendo