EmailFacebookKontakt

Që Krishti të vijë tek ne, duhet që zemra të jetë e pastër

Hiri hyjnor na mëson detyrën tonë. Ky hir nuk vjen veçse po ta tërheqim me dashurinë tonë dhe dëshirën për të. Hiri i Zotit sjell edhe dashuri hyjnore dhe kjo na mjafton për t’u lutur. Krishti do të vijë e do të qëndrojë në shpirt mjafton të gjejmë disa gjëra të vogla që Atij i pëlqejnë si vullneti i mirë, përulësia e dashuria. Pa këto nuk mund të themi: “Zot, Jisu Krisht, mëshiromë.” Në këto kushte shpirti komunikon me Perëndinë, i dëgjon zërin, merr fjalën e Tij, merr fuqi, hir hyjnor dhe transformohet. Shpirti kthehet drejt Pe- rëndisë me butësi dhe arrin në pendim. Që Krishti të vijë tek ne kur e thërrasim nëpërmjet lutjes, duhet që zemra të jetë e pastër, të mos ketë asnjë pengesë, të jetë e çliruar nga çdo urrejtje, egoizëm, ligësi. Duhet ta duam e të na dojë. Nëse ndërgjegjja na dënon në ndonjë gjë, ka një sekret për të dalë nga kjo. Ky sekret

është të kërkojmë të falur ose të flasim me atin shpir- tëror. Por kjo kërkon përulësi. Nëse je i qetë, ke ndër- gjegje të pastër e kryen vepra të mira, ti hyn kështu në lutje qetësisht, pa e kuptuar. Më pas pret thjesht, me durim, që hiri të vijë. Çdo gjë që të ndodhë, qortoni veten tuaj. E rëndësishme është të luteni me frymë të përulur e jo të justifikoni veten. Për shembull, ju kuptoni që i afërmi ju shikon me rivalitet. Atëherë lutuni me dashuri që të derdhni prej saj në këtë rivalitet. Dëgjoni shpifje për veten? Lutuni! Lutuni, pasi “shushuritjet e murmuritjet nuk i shpëtojnë”(Fjalët e Urta 1.10). Murmuritja më e vogël kundër të afërmit ndikon në shpirt e kështu nuk mund të luteni. Kur Shpirti i Shenjtë e gjen shpirtin në një dispozitë të tillë nuk mund t’i afrohet.

Nga jeront Porfiri