EmailFacebookKontakt

“Që buzëqeshja e tyre të mos shuhet kurrë…”

“Që buzëqeshja e tyre të mos shuhet kurrë…”
– Kryepiskopi + Anastas u bën dhurata me rastin e Krishtlindj eve
266 fëmijëve jetimë të Tiranës.-
Fortlumturia e Tij Kryepiskopi
Anastas ka një dashuri të veçantë për
jetimët. Ai ka dëshirë që siç thotë vetë
buzëqeshja e tyre të mos shuhet kurrë.
Fortlumturia e Tij dha një shumë prej
5000 dollarësh për të bërë dhurata për
jetimët e jetimores “Zyber Hallulli”, për
jetimët e kopshteve dhe për jetimët e
atyre familjeve, që trajtohen me ndihma
materiale nga Kisha.
Kështu për 130 jetimët e familjeve që
trajtohen me ndihmë nga Kisha, 96
fëmijët e jetimores “Zyber Hallulli” dhe

40 fëmijët jetimë të kopshteve u blenë
dhuratat nga Kryepiskopi me rastin e
Krishtlindjeve, lodra të bukura dhe
veshje të ngrohta e cilësore.
Jetimët e falënderuan nga zemra
Kryepiskopin Anastas.
Në vazhdë të këtij kujdesi atëror
hyn dhe puna e vazhdueshme e të rinjve
orthodhoksë për të qenë gjithmonë të
pranishëm në hallet dhe gëzimet e tyre.
Nafsika Melo
Raimonda Shqevi
Nikola Sterio