EmailFacebookKontakt

“Punon pandërprerë për të mirën e Kishës dhe të popullit shqiptar”

“Punon pandërprerë për të mirën e Kishës dhe të popullit shqiptar”
– Intervistë e Kryesekretarit të Sinodit të Shenjtë të Patriarkanës Ekumenike,
Mitropolitit të Filadelfisë, Melitonit, në çastin e mbërritjes në vendin tonë –
Kur dikush ka vizituar Shqipërinë, Tiranën,
përpara 10 vjetëve dhe vjen si sot pas 10
vjetësh mund të shprehë vetëm admirim për
dashurinë e këtij populli dhe përpjekjet e tij
krijuese.
Unë e kam zakon të them se Kisha
Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë ka dy
periudha lulëzimi: njëra në vitin 1937 kur u shpall
autoqefale nga Kisha Mëmë dhe periudha e
dytë, është ajo që filloi që nga vitet ’90. Një
periudhë e rindërtimit jo vetëm për Kishën Or ­
thodhokse, jo vetëm për orthodhoksët shqiptarë,
por për të gjithë shoqërinë shqiptare.
Do të doja të theksoja edhe një fakt tjetër,
se kjo përpjekje nuk do të ishte e mundur të
realizohej pa Fortlumturinë e Tij, Kryepiskopin
Anastas, i Cili erdhi këtu me shumë mundime
me shpresën e vetme tek Perëndia, duke punuar
për Perëndinë, me besim të madh arriti të reali-
zonte këtë mrekulli, të cilën e shohim sot dhe e
admirojmë.
Me pak fjalë, gjithkush mund të thotë, se
Kryepiskopi Anastas dhe populli shqiptar një-
sohen dhe vazhdojnë përpjekjet nga lavdia në
lavdi, nga suksesi në sukses, gjë për të cilën ne,
që kemi ardhur nga Konstandinopoja, mburremi
dhe krenohemi që dërguam këtu në Shqipëri
Kryepiskopin, Fortlumturinë eTij Anastasin, i
Cili punon pandërprerë për të mirën e Kishës
Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë dhe të
popullit shqiptar.