EmailFacebookKontakt

Punojmë së bashku për të krijuar ferma të qëndrueshme bujqësore

Punojmë së bashku
për të krijuar ferma të qëndrueshme bujqësore

D

iakonia Agapes (Shërbimi i Dashurisë), zyra sociale e zhvi- llimit dhe emergjencës e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipë- risë, po zbaton gjatë periudhës 2011 – dhjetor 2013, projektin “Fuqizimi i fermerëve në zonën e Shpatit”. Ai po realizohet me mbështetjen fi- nanciare të Dorcas Aid International Albania, dhe synon përmirësi- min e kushteve të jetesës së famil- jeve të komunave Shushicë, Gjinar dhe Zavalinë, nëpërmjet zhvillimit të biznesit të qëndrueshëm bujqësor.

Me anë të këtij projekti synohet që fermerët të ofrojnë produkte më cilësore dhe konkurruese në treg, si rezultat i njohurive të fituara nga pjesëmarrja në trajnime, si dhe të zbatojnë në fermat e tyre metoda dhe teknologji bashkëkohore, duke u mbështetur me një kapital fille- star të mundësuar nga projekti.

Për 4-mujorin e parë të vitit 2013, Diakonia Agapes punoi për zbatimin e projektit në fshatin Polis, komuna Shushicë dhe në 4 mujorin e dytë të vitit është duke punuar në komu- nën Zavalinë. Disa nga arritjet gjatë muajve të parë të zbatimit të pro- jektit kanë lidhje me 15 fermerë që merren më shumë me aktivitet buj- qësor dhe 15 fermerë të tjerë që janë përqendruar në aktivitet bleg- toral. Kështu, 15 fermerë nga fsha- ti Polis, komuna Shushicë, janë aftësuar gjatë 5 trajnimeve bujqë- sore, duke mësuar më shumë për kultivimin e pemëve frutore dhe ullirit nëpërmjet temave lidhur me ngritjen e pemëtoreve të reja, krasi- tjet në pemët frutore, shërbimet agroteknike të ullirit, mbrojtjen e ullirit nga sëmundjet, si dhe kulti- vimin e kumbullës, qershisë dhe masat mbrojtëse për to. Ndërsa 15 fermerë të tjerë, po banorë të Polisit, kanë bërë trajnime blegtorie, duke mësuar më shumë mbi ushqyerjen e bagëtive të imta, mbarështimin e lopëve, riprodhimin e gjedhit, për disa sëmundje në shpendë, profi- laksinë dhe mbrojtjen e tyre etj.

Të 30 fermerët kanë marrë pje- së në 3 trajnime për marketingun bujqësor, teknikat e shitjes dhe filli- min e një biznesi, të cilat do t’i ndih- mojnë në mënyrën e ofrimit dhe shitjen e prodhimeve.

Me rëndësi të veçantë ka qenë angazhimi i fermerëve në demonstrime praktike të realizuara në parcela me pemë frutore, si dhe në ferma të mbarështimit të bagëtive, ku pjesëmarrësit patën mundësi të

shihnin në shembuj konkretë tema- tikat e zhvilluara. Gjithashtu, infor- macioni dhe asistenca teknike për blegtorët dhe bujqit e zonës është ofruar rregullisht përmes këshillimit dhe informimit në zyrën rajonale të Diakonia Agapes, në Gjinar dhe në Shushicë, ku specialistë të bujqësi- së dhe blegtorisë, u kanë dhënë zgji- dhje problematikave me të cilat përballen në ferma.

Mbas përfundimit të ciklit të traj-

nimeve në fshatin Polis janë për- zgjedhur dhe mbështetur për reali- zimin e iniciativave të tyre në buj- qësi dhe blegtori 11 fermerë dhe ndërkohë 4 janë në proces zbatimi.

Në fillim të muajit maj filloi dhe është duke vazhduar cikli i dytë i trajnimeve në bujqësi dhe blegtori, me 30 fermerë të tjerë të komunës Zavalinë.

Blendi Kaso