EmailFacebookKontakt

Punohet për lirimin e pengjeve

Nga bota e krishterë

Çeçeni-Rusi

Punohet për lirimin e pengjeve

Në Çeçeni, pas rrëmbimit në shtator të dy qytetarëve rusë, Dimitri Penkovski dhe Dimitri Petrov, që punonin për IOCC (Organizatën Botërore Orthodhokse të Bamirësisë), që nga 23 tetori ndodhen në duart e bandave edhe dy qytetarë hungarezë, që punonin për “Veprim së bashku nga kishat”. Ata u rrëmbyen pas një sulmi të armatosur në zyrat e kësaj organizate në Grozni.

Kisha Orthodhokse Ruse ka një bashkëpunim të ngushtë me “Veprim së bashku…” dhe po bën të gjitha përpjekjet për lëshimin e pengjeve. Patriku Aleksej i ka drejtuar për këtë qëllim apele presidentëve të Rusisë e Çeçenisë, ndërsa thirrje të tjera u janë dërguar ministrave të brendshëm të të dy vendeve etj.