EmailFacebookKontakt

“Puna e Kryepiskopit Anastas është e respektuar në të gjithë botën”

Nga Kryepiskopi i Karelisë dhe i gjithë Finlandës
“Puna e Kryepiskopit Anastas është e respektuar në të gjithë botën ”
Në emër të Kishës Ortho­
dhokse të Finlandës, dëshirojmë
t’ju dërgojmë me respekt të thellë
urimet për mikun tonë të adhuruar
dhe shumë të nderuar, Fortlumtu-
rinë e Tij Anastasin, Kryepiskop i
Tiranës, Durrësit dhe i gjithë
Shqipërisë, dhe për popullin që
është nën kujdesin e Tij baritor,
me rastin e këtyre kremtimeve të
mundësuara nga Perëndia.
Puna e Kryepiskopit Anastas
ka qenë shumë e frytshme dhe ka
dhënë rezultate të shkëlqyera, më
përpara në kontinentin Afrikan
dhe tani në Shqipëri. Farat që ai
hodhi ranë në tokë të mirë dhe
prodhuan fryte të bollshme.
Ne, në Veri, kemi marrë pjesën
tonë të kësaj fare, kur shumë i

vyeri Kryepiskop na ka vizituar për
të folur me klerikët tanë dhe ka
ndikuar që, në vendin tonë shkë-
ndija e misionarizmit të kthehet në
një flakë. Ne gjithashtu, e kemi
takuar në shumë konferenca
ekumenike ndërkombëtare.
Puna e Kryepiskopit Anastas
është e respektuar në të gjithë
botën. Nejemi habitur dhe lumturuar
nga zhvillimi i shpejtë dhe pozitiv
që ka ndodhur dhe po ndodh në Ki-
shën Orthodhokse të Shqipërisë. Për
gjithë këtë ne lavdërojmë Perën-
dinëeGjithëfuqishëmdhelutemi që
fara e mbjellë të vazhdojë të sjellë
prodhim të mbarë në të ardhmen.
Unë dua të uroj “Për shumë
vjet!” Fortlumturinë e Tij, Krye-
piskopin Anastas dhe Kishën që

është nën kujdesin e Tij shpirtëror,
ose, siç themi ne në Finlandë:
Shumë vite me Hirin e Perëndisë!
Me dashurinë e Krishtit
Leo
Kryepiskop i Karelisë
dhe i gjithë Finlandës