EmailFacebookKontakt

Pse Kisha është një e vetme?

Uniteti i Kishës, pashmangësisht, rrjedh nga uniteti i Personalitetit të Hyjnjeriut, Krishtit, si koka e saj. Kisha është trupi i Krishtit dhe ajo mund të jetë vetëm një dhe e pandarë. Të gjitha pjesët e saj të përfshira nga i njëjti bekim i Shpirtit të Shenjtë, nëpërmjet Mistereve të Shenjta dhe virtyteve të shenjta, në një unitet organik, përbëjnë një trup dhe shprehin një fe, e cila i afron midis tyre dhe me Trininë e Shenjtë. Prandaj, ndarja e Kishës është çështje e pamundur.

Ndarje të Kishës asnjëherë nuk ka pasur dhe nuk ka mundësi që të ketë. Por do të ketë shkëputje prej saj. Nga një Kishë e Krishtit e vetme dhe e pandarë, në kohë të ndryshme janë shkëputur dhe kanë dezertuar heretikë të ndryshëm dhe përçarës e me këtë ata kanë pushuar së qeni pjesëtarë të Kishës. Kështu, të parët dezertuan agnosticistët, pastaj pasuesit e heretikut Arios, pastaj kundërshtarët e Shpirtit të Shenjtë, monofizitët, kundërshtarët e ikonave, varlaamitët, mesalianët e shumë të tjerë.

Marrë nga libri “S’ka më të bukur Fe se ajo e krishterë”. Përktheu Nikolla Sudari.