ditën e emrit
Në Pagëzim bëhet dhe vënia e emrit. Emri
shpreh identitetin e njeriut dhe i jep pa-
saportën e individualitetit të tij, ndërsa dhënia
e emrit së bashku me Pagëzimin është dhuratë
e lindjes dytë, e ringjalljes shpirtërore të atij
që pagëzohet. Të krishterët orthodhoksë i japin
fëmijës emrin e një shenjti. Në këtë mënyrë
çdo orthodhoks ka mbrojtës një të shenjtë dhe
një drejtues drejt Zotit.
Për ne orthodhoksët rëndësi ka festa e
emrit, d.m.th dita që kremtohet i shenjti ose
e shenjta, prandaj edhe ne kremtojmë emrin
që kemi marrë gjatë pagëzimit të shenjtë.
Zakoni ynë për të festuar emrin është shumë
më i logjikshëm dhe i gëzueshëm, sepse ne
nukfestojmë ditën e lindjes natyrore, por ditën
që rilindëm, që morëm emrin e shenjtë të të
shenjtit dhe drejtuesit tonë. Çdo prind
orthodhoks duhet t’i japë më shumë rëndësi
festimit të emrit të fëmijëve, në qoftë se duan
të festojmë dhe ditëlindjen e tyre.
Sipas zakonit dhe traditës për ditën e emrit
bëhet meshë, e cila çohet në darkë ose në
mëngjes në kishë. Po atë mbrëmje bëhet dhe
kremtimi i darkës së emrit, me urimin “Për
shumë vjet e gëzofsh emrin!”. Ditën e nesërme,
që është dhe kremtimi i emrit, vemi në kishë,
dëgjojmë shërbesën dhe është mirë të marrim
kungatën. Mbas mbarimit të meshës dhe gjatë
gjithë ditës fillojnë e bëhen vizita urimi tek
ata që kanë emrin.
Kjo traditë e bukur për shumë kohë që
kishat ishin mbyllur u harruan dhe u zëvendë-
sua me festimin e vetëm ditëlindjeve. Me ri-
hapjen e kishave, filloi dhe kremtimi i festës
emrit dhe vajtjen për vizitë urimi. Eshtë dety-
rë e personelit dhe këshillit të kishave që të
përcaktojnë dhe organizojnë vizita në besi-
mtarë të ndryshëm që kanë emrin. Këtë ditë
sipas kushteve është mirë të thërritet prifti,
për të bërë bekimin e meshës në shtëpi.
Ndodh që disa emra nuk janë në kalendar e
shumë vetë pyesin, se kur duhet ta festojnë atë.
Në këto raste, emri kremtohet Ditën e Gjithë
Shenjtorëve, e cila bie një jayë pas Pentikostisë.
Kostandin Bozaxhiu