Të mësojmë lutjet tona
Psalmi XXIX
Psalm ode për përurimin e shtëpisë së Davidit.
Lart do të të ngre, o Zot, se lart më ngrite, dhe nuk i le armiqtë e mi me mua të dëfrehen.
O Zot, Perëndia im, ty të thirra dhe ti më shërove.
O Zot, ti shpirtin tim nga hadhi e ngrite, nga ata që zbresin në gropë më shpëtove.
Psalini Zotit, oshënarë të tij, dhe lavdëroni kujtimin e shenjtërisë së tij.
Se zemërimi i tij është vetëm për një çast, dhe mirëdashja e tij për jetë.
Mbrëmja me të qarë ujen tek ne; dhe në mëngjes vjen ngazëllim.
Dhe unë thashë në begatinë time: Për gjithë jetën s’ do të tundem.
O Zot, me dashjen tënde jepi fuqi bukurisë time; kur fytyrën tënde nga unë e hoqe, u hutova.
Ty do të të thërres, o Zot, dhe tek Perëndia im do të lutem.
Ç’ fitim do të kesh nga gjaku im, në qoftë se zbres në prishje? Mos vallë balta do të të lavdërojë? apo të vërtetën tënde do të tregojë?
Dëgjoi Zoti, dhe më përdëlleu; Zoti u bë ndihmësi im.
Vajtimin tim e ktheve në hare; e grise thesin tim dhe me dëfrim më ngjeshe.
Që lavdia ime të psalë për ty e të mos pushojë. O Zot, Perëndia im, gjithë jetën do të të lavdëroj.