EmailFacebookKontakt

Psalmi XVI

Uratë e Davidit

O Zot, dëgjo drejtësinë time; vëri veshin lutjes time, vëri re faljes time, që nuk vjen nga buzë dredharake.

Prej fytyrës tënde daltë në dritë gjykimi im, drejtësinë pafshin sytë e mi.

Zemrën time provove, natën më vizitove, më provove në zjarr dhe nuk u gjet asnjë padrejtësi tek unë.

Që goja ime të mos përflasë për veprat e njerëzve; duke iu bindur fjalëve të buzëve të tua, u ruajta nga rrugët e liga.

Hapat e mi u forcofshin në rrugët e tua, që hapat e mi të mos luajnë.

Unë thirra dhe më dëgjove, o Perëndi; përkule veshin tënd nga unë, dhe dëgjo fjalët e mia.

Trego mrekullitë e përdëllimeve të tua, ti që shpëton ata të cilët shpresojnë në ty; ruajmë si beben e syrit, o Zot, nga ata që kundërshtojnë të djathtën tënde.

Në hijen e krahëve të tu më mbulo nga fytyra e të pabesëve që më munduan.

Armiqtë e mi rrethuan shpirtin tim, zemrën e tyre e mbyllën; me mendjemadhësi flet goja e tyre.

Tani më rrethuan, hapat e mi duke ndjekur; me sytë e tyre më bënë që të rrëzohem përdhe.

Më detyruan të jem si luan që del për të gjuajtur, dhe si klysh luani që rri në strofkë.

Ngrihu, o Zot, arriji ata dhe rrëzoi; çliroje shpirtin tim nga i pabesi dhe armiqtë e mi me shpatën e dorës tënde.

O Zot, ndaji ata nga të paktët në jetën e tyre tokësore, se barku i tyre u mbush me gjërat e tua të fshehura.

Bijtë e tyre u ngopën dhe mbetjet nipave të vet ua lanë.

Dhe unë, me drejtësi faqen tënde do ta shoh, do të ngopem duke parë lavdinë tënde.

Lavdi Atit… Tani… Aliluia.