Të mësojmë lutjet tona
Psalmi XV
Himn i Davidit
Ruajmë, o Zot, se tek ti shpresova. I thashë Zotit: Ti je Zoti im; sepër mirësitë e mia s’ ke nevojë.
Zoti bëri mrekulli me shenjtorët e tij që janë në tokë; të gjitha dëshirat e tij janë për ta.
Dobësitë e tyre u shtuan, pas këtyre ata shpejtuan.
Nuk do të sjell theroret e tyre prej gjakrash, as buzët e mia nuk do t’i kujtojnë emrat e tyre.
Zoti është pjesë e trashëgimit tim dhe e kupës time; ti je ai që cakton trashëgimin tim.
Shortet më ranë në vende shumë të mira, se trashëgimi im është mjaft i mirë.
Do ta bekoj Zotin që më këshilloi; edhe natën veshkat e mia më mësojnë.
Para syve të mi gjithmonë e kisha Zotin; se është në të djathtën time, që të mos tundem.
Prandaj u gëzua zemra ime dhe gjuha ime u gazmua; dhe trupi im në shpresë do të prehet.
Se shpirtin tim në hadh nuk do ta lesh, as nuk do ta lejosh oshënarin tënd të shohë prishje.
Më tregove rrugët e jetës; me fytyrën tënde do të mbushësh me dëfrim; kënaqësi ka gjithnjë në të djathtën tënde.