EmailFacebookKontakt

Psalmi XIII

Tha i marri në zemrën e vet: Nuk ka Perëndi.

U prishën, u ndotën në veprime; nuk ka njeri që të bëjë mirë, nuk ka as edhe një.

Zoti vështroi nga qielli bijtë e njerëzve, që të shohë në ka ndonjë të mençur që kërkon Perëndinë.

Të gjithë dolën nga rruga, dhe njëkohësisht u prishën, nuk ka njeri që të bëjë mirë; nuk ka as edhe një.

A nuk e dinë të gjithë ata që bëjnë paligjësinë? Ata që hanë popullin tim, sikur hanë bukë, nuk e thirrën Zotin.

Atje u trembën nga frika, ku frikë s’pati, se Zoti është me njerëzit e drejtë.

Ju mposhtët dëshirën e të varfërit, por Zoti është shpresa e tij.

Kush do t’ia japë nga Sioni shpëtimin Izraelit? Kur Zoti ta kthejë nga skllavërinë popullin e vet, Jakovi do të gëzohet, Izraeli do të ngazëllohet.

Lavdi Atit… Tani… Aliluia.