Psalmi IV
Psalm i Davidit
O Perëndi i drejtësisë time, më dëgjove kur thirra; kur isha ngushtë, ti më zgjerove; ki mëshirë për mua dhe lutjen ma dëgjo!
O bij njerëzish, deri kur zemër-rënduar do të jeni? Pse e doni kotësirinë dhe gënjeshtrën kërkoni?
Dhe dijeni se Zoti oshënarin e vet të mrekullueshëm e bëri; Zoti do të më dëgjojë kur t’i thërras atij.
Zemërohuni dhe mos mëkatoni; ato që thoni në zemrat tuaja, arsyetoini në shtretërit tuaj, dhe qetësohuni.
Therore drejtësie bëni, dhe në Zotin shpresoni. Shumë thonë: Kush do të na i tregojë të mirat? O Zot, drita e fytyrës tënde mbi ne u shënua!
I dhe ngazëllim zemrës sime, kur atyre gruri, dhe vera, dhe vaji iu shtuan.
Në paqe do të shtrihem edhe do të flë, se ti, o Zot, kur vetëm jam, në…