Të mësojmë lutjet tona
Psalmi 42
Psalm i Davidit
Gjykomë, o Perëndi, dhe mbroje çështjen time prej
kombit të pabesë; shpëtomë nga njeriu gënjeshtar dhe i
paudhë.
Se ti je Perëndia që është fuqia ime; tejpse më hodhe?
Pse të shkoj i ngrysur nga shtypja e armikut tim?
Dërgo dritën tënde dhe të vërtetën tënde; ato më
udhëhoqën, dhe më çuan në malin e shenjtërisë tënde dhe
në tendat e tua.
Atëherë do të hyj në altarin e Perëndisë, tek Perëndia
që dëfren rininë time dhe me kitarë do të të lavdëroj, o
Perëndi, Perëndia im.
Pse ligështohesh shpirti im, dhe pse ngashërehesh
brenda meje?
Shpreso tek Perëndia, se do ta lavdërojë atë; se është
shpëtimi im dhe Perëndia im.