Të mësojmë lutjet tona
Psalmi 35
Në fund. I Davidit, shërbëtor i Zotit.
Thotë i paligji që ka vendosur të mëkatojë, nuk ka frikë Perëndie para syve të tij.
Se shtrembëroi çdo gjë përpara atij, që paudhësia e tij të mos zbulohet dhe ta urrejnë atë.
Fjalët e gojës së tij janë paligjësi e gënjeshtër; nuk deshi të kuptojë të mirën.
Paligjësinë mendoi në shtratin e vet, ndoqi çdo rrugë që s’është e mirë; të keqen s’ë urrejti.
O Zot, përdëllimi yt është deri në qiell, dhe e vërteta jote deri në retë.
Drejtësia jote është si malet e Perëndisë, humnerë e madhe janë gjykimet e tua; o Zot, ti ruan njerëz e kafshë.
O Perëndi, sa i shumtë është përdëllimi yt dhe bijtë e njerëzve shpresojnë në hijen e krahëve të tu.
Do të ngopen me begatinë e shtëpisë tënde, dhe do t’i ujitësh nga lumi i kënaqësisë tënde.
Se pranë teje është burim jete, në dritën tënde do të shohim dritë.
Shtrije përdëllimin tënd tek ata që të njohin, dhe drejtësinë tënde tek ata me zemër të drejtë.
Mos ardhtë mbi mua këmbë mendjemadhësie, dhe dorë mëkatarësh mos më lëviztë.
Atje ranë gjithë ata që punojnë paudhësinë; u dëbuan dhe s’do të munden të qëndrojnë.
Lavdi Atit… Tani… Aliluia.