Nigeri
Protestohet për regjistrimin e popullsisë
Udhëheqësit e krishterë nige-
rianë kanë ngritur fort zërin e pro-
testës ndaj regjistrimit të popullsisë,
që u krye kohët e fundit. Ai u bë
në funksion të zgjedhjeve të për-
gjithshme, që do mbahen vitin e
ardhshëm në vendin me mbi 125
milionë banorë, 40 për qind e të ci-
lëve janë të krishterë, ndërsa shu-
mica e popullsisë janë të besimit
mysliman.
Sipas deklaratave të bëra, në
një pjesë të shteteve nigeriane, ka
pasur mosregjistrim ose heqje
masive të të krishterëve nga listat.
Këto probleme janë në va-
zhdën e mosmarrëveshjeve të kri-
juara nga futja e zbatimit strikt të
Sharias Islamike në 12 shtete nige
riane me shumicë myslimane, duke
futur edhe zbatimin e dënimeve të
vjetra, si vrasja me gurë, prerja e
gjymtyrëve etj., të cilat nuk janë
të pranueshme për popullsinë e
krishterë.
Mosmarrëveshjet janë refle-
ktuar me debate të forta edhe në
këshillin ndërfetar të krijuar prej tre
vjetësh, pasi përleshje të ashpra me
karakter religjoz sollën mijëra
viktima dhe dëme shumë të mëdha
ekonomike.