EmailFacebookKontakt

Protestë

Protestë
Përmet: Disa policë ushtrojnë dhunë
dhe fyejnë misionin e klerikut orthodhoks
Në datën 9 maj në Përmet,
në orën 10.00, ndërsa një grup
punëtorësh po ngrinin një rre-
thim të thjeshtë të truallit të
Kishës “Fjetja e Hyjlindëses”,
e cila, pas peripecish të gjata
gjyqësore, iu kthye ligjërisht
Kishës Orthodhokse Autoqe-
fale të Shqipërisë, nga një fu-
rgon zbritën 6-7 policë me ma-
ska, të armatosur e tepër agre-
sivë. Megjithëse s’kishin asnjë
urdhër apo vendim të organe-
ve kompetente, të urbanisti-
kës apo drejtësisë, ata tentuan
të ndalonin punimet dhe arri-
tën të godasin e më pas të tër-
heqin zvarrë klerikun e nderu-
ar të qytetit,’At Vasil Thomo-
llari, përgjegjës i kësaj kishe
(të cilën regjimi komunist –
ateist e ktheu në kinoteatër).
Nga besimtarët e shumtë,
që ndoqën këto skena rrë-
nqethëse të t’ronditur e të re-
voltuar, dëshmohet se më
aktivët në keqtrajtimet ndaj
priftit ishin oficerët e policisë
me emrat “Hajri” dhe “Gëzim ”,
të cilët, përvec keqtrajtimit të
priftit, fyen rëndë edhe kle-
rikët, me shprehje, si “rrasoja
është veç një rreckë e zezë”
apo “prifti është hajdut” etj.,
duke kujtuar vitet më të errë-
ta të përndjekjeve antifetare.
Ndaj, kërkojmë që të merren
masa të rrepta ndaj personave
përgjegjës për incidentin, për
t’i prerë kështu rrugën përsë-
ritjes së ndodhive të tilla. Një-
Kisha monument e Shën e Premtes në Përmet
kohësisht, kujtojmë, se në to
çon edhe neglizhenca për zgji-
dhjen e problemeve madhore
të komuniteteve fetare, si
kthimi i pronave dhe njohja
ligjore e të drejtave të tyre.
Tiranë, 11 Maj 1998
Zyra e Shtypit
e Kishës Orthodhokse
Autoqefale të Shqipërisë