EmailFacebookKontakt

Protestë kundër proselitizmit uniat

Bashkimi i vëllazërive orthodhokse të Ukrainës, që mbledh në gjirin e tij klerikë dhe laikë të Kishës Orthodhokse autonome të Ukrainës, (Patriarkana e Moskës), protestonte në një deklaratë që nxjerr kundër krijimit të eksarkatit uniat në Kiev, theksonte në një nga buletinët e saj të fundit Agjencia e Informacionit Fetar të Lvovit (Ukraina lindore). “Prezenca e gjashtë apo dhjetë enorive në rajonin e Kievit nuk është një arsye e mjaftueshme për të krijuar një eksarkat”, theksojnë përgjegjësit e Bashkimit të vëllazërive, duke theksuar se “aty shihej një shkelje e madhe e principeve të pranuara nga Patriarkana e Moskës dhe Vatikani, që angazhoheshin që të mos krijonin qendra administrative kishtare në territorin kanonik të kishës tjetër”.

Drejtuesit orthodhoksë përmendnin se kishin kërkuar takim me nuncin në Ukrainë, Monsinjor Antonio Franko, për të diskutuar këtë çështje. Ky veprim vinte menjëherë pas vendimit të Bashkisë së Kievit që i jepte të drejtën për të patur një kishë uniatëve në një vend ku kishte qenë një kishë orthodhokse. E krijuar në vitin 1994 me bekimin e mitropolitit Vladimir të Kievit, primat i Kishës orthodhokse të Ukrainës, bashkimi i vëllazërive orthodhokse të Ukrainës është tashmë nën përgjegjësinë shpirtërore të episkopit Agustin të Lvovit dhe drejtohet nga Aleksandër Razievski, laik orthodhoks, profesor ekonomie. Bashkimi ka për detyrë të mbrojë interesat e orthodhoksisë në Ukrainë, duke qenë prezent, gjithashtu edhe në çështjet katekiste dhe ndihme.