EmailFacebookKontakt

“Protagonistët” – Institucioni më i ri arsimor i Kishës

“Protagonistët” – Institucioni më i ri arsimor i Kishës
Në datën 16 shtator, bashkë me shkollat e tjera
të ciklit të ulët, nisi udhën edhe një institucion mjaft i
– veçantë, shkolla dygjuhëshe shqiptaro-amerikane
I “Protagonistët”- “Për një shoqëri me dashuri dhe
shpresë”, e hapur dhe e administruar nga Kisha Or-
; thodhokse Autoqefale e Shqipërisë.
Ajo nisi me një klasë të parë, ku studiojnë mjaft
vogëlushë, por me pretendimin dhe sigurinë për f u
bërë hap pas hapi ndër shkollat më cilësore të vendit,
që të përgatisë studentë e kuadro të së ardhmes, që
t’i përgjigjen emrit kuptimplotë që ajo ka.
Drejtoreshë e shkollës është znj. Shanon Ro­
binson, nga SHBA, që mbështetet nga një staf cilësor
mësuesish. Për mjediset, që janë krijuar pranë kishës
së Shën Prokopit, mes natyrës së mrekullueshme të
Parkut të Madh, është bërë një investim mjaft i rë-
ndësishëm, i cili do pasohet nga një pasurim i vazhdue-
shëm i bazës materiale.