Promovohet mirëkuptimi midis
Mediave dhe komuniteteve fetare
Disa kohë më parë në
Selanik u organizua
“Nisma Vlatadhon”, si-
pas emrit të manastirit
ku u zhvillua veprimta-
ria, me temë: -“Pajtim
dhe paqe në Evropën
Juglindore”. Në këtë
kuadër, nga 10-13 janar,
po në Selanik, u organi
zua veprimtaria me te-
më: “Duke promovuar
mirëkuptimin midis ko
muniteteve fetare dhe
Medias në Evropën Jug
lindore”.
Merrnin pjesë në të
përfaqësues të komuni
teteve orthodhokse, ka-
tolike, muslimane e çifu-
te, ardhur nga vende të
ndryshme të Ballkanit,
si dhe gazetarë evropi-
anoperëndimorë dhe lo-
kalë. Së bashku me ta
ishin edhe përfaqësuesit
e Zyrës së Patrikanës
Ekumenike në Bruksel,
Bashkimit Evropian,
OSBE-së, NATO-s, qeve-
risjes lokale, si dhe Krye-
tari i Paktit të Stabili-
tetit, z. Bodo Hombah.
Ky takim pati si që-
llim identifikimin e rrugë-
ve të reja për mirëkup-
timin dhe shkëmbimin e
informacionit midis
komuniteteve fetare dhe
Medias, për të përmi-
rësuar imazhin e Evro-
pës Juglindore në mbuli-
min nga shtypi. Kjo, ve-
çanërisht në raportet me
mediat evropianoperë-
ndimore, të cilat ndodh
që nuk i kuptojnë apo
pasqyrojnë sa duhet ve-
çoritë historike, kulturo-
re e fetare të rajonit. Kë-
saj i shërbeu dhe dialogu
mjaft i ngrohtë gjatë di-
tëve të aktivitetit midis
gazetarëve të vendeve të
Bashkimit Evropian dhe
përfaqësuesve fetarë e
gazetarëve nga shumë
vende ballkanike, me
asistencën e përfaqësue-
sve nga institucionet
evropiane pjesëmarrëse.
Korresp. i “Ngjalljes”