Promovohet libri “Ringjallja e Kishës në Shqipëri-Zëra të të krishterëve orthodhoksë”
Në një nga ditët e punimeve
të Komitetit Qendror të Këshillit Bo-
tëror të Kishave, u bë edhe një pro-
movim mjaft interesant. Ishte fjala
për një libër, që i kushtohej ringja-
lljes së mrekullueshme të Kishës
Orthodhokse Autoqefale të Shqi-
përisë pas territ ateist, me titull “Ri
ngjallja e Kishës në Shqipëri -Zëra
të të krishterëve orthodhoksë”.
Autori është Z. Xhim Forest,
meorigjinënga SHBA, por që ba-
non në Hollandë, i cili ka një krijim-
tari prej 17 librash, kushtuar krye-
sisht kishave e aspekteve të ndrysh-
me të lëvizjes ekumenike. Nismë-
tar, porositës dhe botues ishte Kë-
shilli Botëror i Kishave dhe sido-
mos Seksioni i tij për Evropën.
Libri ka një parathënie të Se-
kretarit të Përgjithshëm të KBK,
Rev. Dr. Konrad Raiser, ku ndër
të tjera thuhet se: “Rilindja e Ki-
shës Orthodhokse Autoqefale të
Shqipërisë është e lidhur padyshim
me udhëheqësin e saj shpirtëror,
Kryepiskopin Anastas…
Në korrik 2001 kam qenë në Shqi-
përi dhe kam patur pri vilegj in të tako-
hem meshumënjerëz… Në veçanti
kujtoj mbrëmjen e fundit të vizitës
sime atje, e cila përkoi me 10-vje
torin e mbërritjes së Kryepiskopit
Anastas në Shqipëri. Në mjediset
e Manastirit në Shën Vlash, Du-
rrës ishte organizuar Festival! i Ri-
nisë për të nderuar Kryepiskopin
Anastas. Ky nuk ishte thjesht një
celebrim zyrtar kishtar, por një
manifestim i dashurisë shumë të
madhe dhe nderimit që kanë të
rinjtë për Kryepiskopin Anastas….
Kisha Orthodhokse Autoqefale
e Shqipërisë është një kishë auten-
tike ekumenike dhe ka mundësi të
bashkohet me komunitetin ekume-
nik. Sinqerisht shpresoj se libri do
të ndihmojë për ta bërë të njohur në
botë historinë e kësaj ringjalljeje, si
një burim shprese dhe jete të re.”
Në hyrje nga autori është
shkruar dhe ka një përshkrim të
historisë së vendit tonë dhe të situa-
tës pas rrëzimit të totalitarizmit ko-
munist. Pastaj, ai ndërtohet si mo-
zaik, mbi bazën e dëshmive të disa
personave të veçantë, ku veçohen
ato nga Marika Cico dhe Elisabeta
Xhokaxhi, nga Korça, Andromaqi
Dai nga Gjirokastra, Imzot Joanit,
At Jani Trebickës etj., dhembyllet
me një bisedë mjaft interesante e
shpirtërore me Kryepiskopin
Anastas. Por, mund të themi se fi-
gura e Fortlumturisë së Tij është e
pranishme në të gjitha pjesët, duke
vënë në pah rolin e tij të jashtëzako-
nshëm e themelor në këtë ringjallje.
Promovimi i librit, në një nga
mjediset e KBK, u hap nga Përgje-
gjësi për Evropën, Z. Aleksandër
Belopopski. Ai e quajti këtë një ngja
rje të veçantë dhe theksoi se Shqi-
përia përjetoi këto vite një ringjallje
të jashtëzakonshme. Asnjë vend
tjetër nuk pësoi kaq persekutim dhe
janë shumë pak ato që kanë një
ringjallje të tillë të besimit, tha ai.
Eshtë e rëndësishme, që KBK i jep
zë kishave, njerëzve, të tregojnë
historinë tyre dhe kishat ta njohin
njëra-tjetrën. Ai tha se Kryepisko-
pi nuk ka nevojë për t’u prezan-
tuar, pasi Ai është këtu në shtëpinë
e tij dhe ne të gjithë e njohim se
Fortlumturia e Tij jep një shembull
të veçantë e të frymëzuar si lider i
krishterë, në këtë veprimtari dhe
në gjithë botën e krishterë.
Pastaj e mori fjalën autori i li
brit, i cili theksoi ndër të tjera se,
vepra e kishte nismën nga për-
shtypjet e të dërguarve të KBK,
që kishin vizituar Shqipërinë dhe
kishin mbetur të impresionuar the-
llë nga ato që kishin parë. Ai foli
për mbresat nga vizita në vendin
tonë dhe njerëzit që takoi, mbi dë-
shmitë e të cilëve është ndërtuar i
gjithë libri, duke theksuar, se me
gjithë vuajtjet e peripecitë e ka-
luara, në Ijalët e tyre mbisundonte
gëzimi dhe siguria për të ardhmen.
Pastaj, të pranishmit i falënde-
roi Fortlumturia eTij Anastasi, duke
nisur nga autori, për punën e bërë, por
dhe të gjithë ata që bënë të mundur
të botohej kjo dëshmi e ringjalljes
së besimit në vendin tonë. Ajo që
është bërë, është vepër e Zotit tonë
Jisu Krisht, tha Kryepiskopi, e bërë
në emër të të gjithë Kishës së She-
njtë. Ndaj, kjo nuk është vetëm his-
toriajonë, por edhe historia juaj.
Të pranishmit në promovim mo-
rën pjesë në një koktej të vogël, ku
Kryepiskopi Anastas dhe Z. Xhim
Forest, nënshkruan me dedikime li-
brat e të pranishmëve.