EmailFacebookKontakt

Promovimi i botimit faksimile të kodikut njëmijëvjeçar

Promovimi i botimit faksimile
të kodikut njëmijëvjeçar

Me kontributin e Kishës Ortho- dhokse Autoqefale të Shqipërisë, e Shoqërisë Biblike Ndërkofesionale dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, u bë i mundur realizimi i botimit të plotë e besnik (faksimile) të Kodikut të Korçës 93.

Veprimtaria e promovimit të botimit u krye pasditen e datës 16 dhjetor 2012, në mjediset e Qe- ndrës Kulturore të Katedrales së re Orthodhokse “Ngjallja e Krishtit”, në Tiranë.

I pari i përshëndeti të pranishmit Kryepiskopi Anastas, i cili e cilësoi këtë botim si shumë të rëndësishëm në promovimin e thesareve kulturo- re të Krishterimit në vend. Ndër të tjera ai theksoi se kodikët e Shqipë- risë dhe konkretisht, Kodiku i Kor- çës 93, “përbëjnë prova të pakun- dërshtueshme se Kisha Ortho- dhokse e Shqipërisë ka qenë pjesë e krijimtarisë së gjerë artistike të Bizantit dhe se ka ruajtur dëshmi me vlera unikale për kulturën e gjithë rruzullit…”.

Në vijim, e morën fjalën Drej- torja e Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, prof. dr. Nevila Nika,

e dhe Sekretari i Shoqërisë Biblike Ndërkofesionale, Altin Hysi.

I pranishëm në këtë promovim ishte edhe studiuesi i mirënjohur prof. dr. Aleksandër Meksi, i cili tha se se “nisma për botimin duhet të vlerësohet si një ngjarje kulturore

me rëndësi të veçantë, që duhet të pasohet me të tjera të kësaj natyre”.

Paleografi e bizantinologu i njohur prof Agamemnon Celikas, nënvizoi se “ky botim, veç rëndësisë së vet shkencore, është edhe një veprim për promovimin e monumenteve të

krishterimit në Shqipëri dhe në për- gjithësi të botës së krishterë”.

Promovimi u shoqërua nga kori bizantin “Shën Joan Kukuzeli”, i cili interpretoi tri pjesë korale bizantine në shqip, të shkëputura dhe për- kthyera nga teksti i Kodikut.