PROGRAMI I RADIOS “NGJALLJA”
RADIO “NGJALLJA ” trans-
meton 24 orë në ditë muzikë dhe
emisione të folura.
Programi i Radios “Ngjallja”
synon në kultivimin e vlerave më
të mira morale e shpirtërore tek
dëgjuesit, në respektimin e të drej-
tave themelore të njeriut. Informa-
cionet e Radios “Ngjallja” synojnë
një pasqyrim objektiv dhe të paan-
shëm të ngjarjeve. Informacioni
është i shumllojshëm, me karakter
politik, social e kulturor. Muzika që
transmeton Radio “Ngjallja” për-
fshin kryesisht muzikë simfonike,
vokale e operistike, popullore
shqiptare dhe muzikë kishtare.
Emisionet e folura përbëhen
nga:
1-Emisionet informative, ku
përfshihen lajmet, radio-kronikat,
radio-reportazhet etj., mund t’i
ndiqni çdo ditë në valët e saj.
Edicionet e lajmeve transmetohen
çdo dy orë duke filluar nga ora 10:30.
2- Emisionet historike
synojnë në edukimin e dëgjuesve
me traditat e popullit tonë dhe me
vlerat shpirtërore të transmetuara
brez pas brezi. Këto emisione
transmetohen: Ditën e premte
“Historia e Krishterimit” në orën
19;30 dhe ritransmetim të shtunën
në orën 14:45. Ndërsa të dielën
“Historia e Kishës në Shqipëri” në
orën 19:30 dhe ritransmetim të
hënën në 14:45.
3- Emisionet social-ku-
Iturore janë me karakter edu-
kativ dhe synojnë në rritjen e
nivelit kulturor të dëgjuesve, në
shtimin e njohurive të tyre në
fushën e artit, kulturës popullo
re etj.
4- Emisionet e fëmijëve
synojnë në zgjerimin e horizontit të
fëmijëve, edukimin e tyre me
dashurinë për Perëndinë, mësimet,
prindërit dhe edukatorët. Këto
emisionë mund t’i ndiqni çdo ditë
nëorën 14:00 dhe 17:30. Tëhënën,
të mërkurën dhe të premten
“Fëmijët dhe libri”. Të martën”
Mësoj për Perëndinë”, të
shtunën”Emisioni i femijëve” dhe
ditën e diel “Historia më e mre-
kullueshme e botës”.
Stafi i Radios “Ngjallja
përbëhet nga tetë punonjës dhe
njëzet bashkëpunëtorë, disa prej të
cilëve kanë grada shkencore,
ndërsa të tjerët janë anëtarë të
organizatës rinore orthodhokse “Bij
të dritës”.