Kreshma e Krishtlindjes në Akademinë Teologjike “Ngjallja e Krishtit” filloi me lutje dhe tema të veçanta sipas një programi të organizuar nga studentët e vitit të tretë. Në këtë periudhë shpirtërore komuniteti i pedagogëve dhe stude- ntëve të Akademisë përgatiten me përkushtim për lindjen e Zotit Krisht. Programi ishte i larmi- shëm me këngë dhe himne të krishtera, si dhe pjesë nga thëniet e etërve për kreshmën. Gjatë aktivitetit referoi edhe atë Grigori, misionar or- thodhoks nga Greqia, i cili foli rreth kuptimit të kësaj periudhe. Ndërsa pedagogu i Akademisë Teologjike z. Vlash Plepi solli përvojën e tij në
Jerusalem, duke shfaqur përmes fotografive disa nga momentet më të spikatura gjatë vizitës së tij në qytetin e shenjtë.
Fjalën përshëndetëse e mbajti drejtori i shko- llës Hirësi Ilia Ketri, i cili iu bëri thirrje studentëve ta marrin seriozisht misionin si predikues të Krishtit dhe Ungjillit të Tij për të pasur fuqi në kohë kritike duke iu rezistuar tundimeve. “Le të falënderojmë Zotin duke kërkuar prej Tij bekimin të kalojmë këtë periudhë me shëndet, me paqe dhe me ecuri shpirtërore. Të na gjejë dita e lindjes së Zotit të denjë që ta adhurojmë në shpellën e Bethlehemit. Krishtin e lindur në
। trap ta ndjekim deri në Golgotha dhe të arrijmë । në varrin e Tij, ta lavdërojmë dhe ta përhim- । nojmë ngjalljen e Tij. Të vendosim që Ai është । shpëtimtari dhe Zoti i jetës sonë personale, por edhe më gjerë që të përhapet në tërë shoqërinë mesazhi që Ai përcjell dhe sidomos me lindjen e Tij, lavdi që i takon Perëndisë më të lartë edhe
1 paqe mbi njerëzit këtu mbi dhe. Gëzuar nga mot ‘ për shumë vjet! Ta presim këtë periudhë me । gëzim dhe me dëshirën e plotë që Zoti është – me të vërtetë me ne dhe ne na bekon. Amin!”
Korresp. i gazetës “Ngjallja